Sot në orën 12:00/ Opozita çel fushatën në stadiumin 'Air Albania'!

02:07, 15/04/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar "Bashkë Fitojmë" çelin fushatën elektorale sot, e shtunë, 15 prill, në orën 12.00 në stadiumin "Air Albania". 

Me sloganin "Ndryshimi në duart e tua" opozita do të nisë zyrtarisht rrugëtimin drejt 14 majit. 

PD ka bërë publik edhe spotin e çeljes së fushatës, ku përmes mesazheve ftohen qytetarët të marrin pjesë në mitingun e kësaj të shtune. 

Në videon e spotit bëhet një retrospektivë se si mbërriti PD e rithemeluar deri këtu. 

Pikënisja e këtij rrugëtimi është 16 shtatori i 2021, kur kryetari i PD, Sali Berisha nisi Foltoret me qytetarët. 

Momenti i dytë madhor ishte Kuvendi i 11 dhjetorit, ku zbriti në stadium "formacioni i lirisë", me miratimin e ndryshimeve statutore të PD ku u shkarkua Lulzim Basha dhe u bënë pjesë e statutit primaret. 

Ndërsa në 6 mars 2022, shqiptarët i besuan rithemelimit me votë, në zgjedhjet e pjesshme vendore. 

Momenti kulminant i rithemelimit të Partisë Demokratike do të ishte 22 maji i vitit të kaluar kur lideri historik, Sali Berisha u zgjodh në krye të PD. 

Demokratizimi i PD, tashmë më e hapur dhe më e bashkuar, paralelisht me aksionin opozitar si protestat dhe debati në Parlament, vijoi me zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkie përmes procesit të primareve në 4 dhjetor 2022. 

Kandidatë të cilët në 14 maj janë alternative ndryshe nga Edi Rama dhe përfaqësuesit e tij dhe mbeten garancia për nisjen e një rrugëtimi tjetër, këtë herë për ndryshimin e vendit.  

Mesazhet e spotit të PD:

Ejani të shtunën, 15 prill 2023 ora 12:00 në stadium!

Rikthehemi në ‘Arenë’, aty ku nisi Rithemelimi!

Më të fortë për mbrojtjen e pluralizmit e demokracisë!

Më të hapur me kandidatët e dalë nga vota juaj!

Më të bashkuar të gjithë ata që nuk janë marrë peng nga pushteti!

Ndryshimi në duart e tua!

#BashkëFitojmë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco