Ismaili: Berati po lëngon, qytetarët nuk njohin kryetarin e bashkisë

17:25, 12/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko ishte kandidati i opozitës së bashkuar për bashkinë e Beratit, Zija Ismaili.

Ismaili është shprehur se Berati po vuan shumë nga kaosi që ka shkaktuar prishja e pedonales së qytetit, po ashtu qytetarët ndihen të braktisur pasi administrata dhe kryetari aktual nuk i pret në zyre e as nuk i zgjidhin hallet.

"Kam 5 muaj në terren ku kam takuar banorët dhe jam njohur me të gjitha problematikat që ata i shqetësojnë. Problematika kryesore është transparenca me fondet publike, menaxhimi i taksave, menaxhimi i këshillit bashkiak nuk ka qenë në nivelin duhur edhe për shkak të mungesës së këshilltarëve nga opozita.

Të gjitha këto problematika ka bërë që qyteti të jetë i paaksesueshëm sepse ka pasur një shpërndarje jo të barabartë të investimeve. Në pjesën më urbane ku është bërë pedonalja e qytetit menjëherë pas disa muajsh kjo pedonale të prishje dhe të bëhej një projekt për parking nëntokësor dhe akoma pas disa vitesh ky projekt nuk është përfunduar.

Nëse do të futemi në njësitë administrative, janë 49 fshatra evidentohet problematika e mungesës së ujësjellësit, rrugëve, ndriçimit edhe pse ato i kanë paguar taksat dhe nuk po marrin shërbimin që bashkia e ka detyrë t’ja japë.

E gjithë kjo gjendje ka sjellë një situatë tepër të rënduar e kjo ka sjellë edhe mungesën e shpresës e për pasojë ka pasur një emigrim masiv.  Qytetarët shprehen se nuk e njohin kryetarin e bashkisë pasi në 4 vite nuk ka qenë asnjëherë në takime, ai hyn nga dera e pasme dhe del nga dera e pasme."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco