VIDEO-SYRI TV/ Atentati me 50 gram tritol kreu të PD-së, shoqërohen 6 persona

17:13, 12/04/2023
A+ Aa A-

Nga SYRI TV

Asnjë të dyshuar nuk ka policia për atentatin me tritol ndaj Benard Ndrecës, kreut të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës. Ndërkohë një ditë pas ngjarjes janë shoqëruar 6 persona në policinë e Shkodrës për tu marrë në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me vendosjen e lëndës eksplozive në makinën e Ndrecës. Ekspertiza ka dalë në përfundimin se në atentat është përdorur 50 gramë eksploziv që ishte vendosur në pjesën e parme të mjetit të Ndrecës.

Ndërkohë që një grup deputetësh të PD kanë vizituar familjen e Benard Ndrecës në Vaun e Dejës. Deputeti Flamur Noka e cilësoi ngjarjen si terrorizëm politik të pushtetit, tentativë mafioze për të likuiduar kryetarin e degës së PD dhe e konsideroi kryeministrin Edi Rama si përgjegjës.

Noka tha se kishin ardhur të shprehin mbështetjen “e deputetëve të PD, të opozitës, për aktin terrorist që u realizua kundrejt djalit të kësaj familje. Është terrorizëm politik, terrorizëm politik i shtetit, i pushtetit ndaj opozitës.

Nga verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë shihet se lënda plasëse ka shpërthyer në momentin që makina nisi të lëviz nga vendi që ishte parkuar, duke hedhur dyshime se ajo mund të jetë vendosur poshtë gomës, dhe kur makina ka ecur lënda eksplozive është aktivizuar dhe ka shpërthyer.

Burime nga grupi hetimor që po merret me këtë çështje bënë me dije se janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë të banesës së Ndrecës, por gjithashtu edhe të rrugës që mund të kenë përshkruar autorët.

Ndërkohë që fatmirësisht nga shpërthimi i lëndës plasës Ndreca nuk u plagos dhe as nëna e tij që ndodhej në afërsi të automjetit në momentin që shpërtheu lënda eksplozive. Pista kryesore që po heton aktualisht policia në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Shkodrës është ajo për shkak të detyrës që mban Benard Ndreca në Partinë Demokratike.

Madje edhe ai vet në reagimin e tij pas ngjarjes ka hedhur poshtë motivet personale duke u shprehur se nuk ka asnjë konflikt me asnjë person duke e lidhur atentatin me motive politike.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco