Nesho: Eskobar shprehu qartë mbështetjen për atë që populli do të votojë në zgjedhje

16:55, 12/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatore, Armela Ferko ishte ambasadori Agim Nesho.

Nesho ka komentuar takimin me të dërguarin e departamentit të shtetit amerikan, Eskobar dhe të gjitha pikat kryesore që janë hedhur në tryezë mes tij dhe kryetar të Partisë së Lirsë, Ilir Meta.

"Takimi me Eskobar ishte një ngjarje shumë e rëndësishme sepse është partneri ynë më i madh. Ne i pamë me nota shumë pozitive këtë takim për arsye se edhe delegacioni amerikan e di që jemi me një aleancë të ngushtë me PD e do të vazhdojë deri sa të rivendoset pluralizmi në vend.

Kjo kishte një domethënie të madhe takimi, ne ishim shumë të hapur përpara të gjithë temat e diskutimit ashtu i ishin edhe bashkëbiseduesit nga departamenti i shtetit amerikan. Mesazhet kryesore te Eskobar ishin në lidhje me luftën kundër korrupsionit, gjë që opozita e ka bërë në mënyrë të vazhdueshme kundër regjimit të Ramës ku ai prej gati 10 vitesh po abuzon me pushtetin.

Partnerët tanë kryesor po e shikojnë se diçka tepër serioze po ndodh në Shqipëri dhe kjo është një nga direktivat kryesore të administratës Biden. Eskobar është shprehur se ne jemi me popullin shqiptar pavarësisht kaheve politike që janë në vend. Ne jemi me atë që ky popull do të votojë dhe do të zgjedhë si drejtues të vendit.

Ai shtrojë dhe një herë pyetjen se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe SHBA-së është në themel të aleancës që kanë të dy vendet tanë, është vendi më pro amerikan në të gjithë botës, dhe prandaj kërkojmë dhe jemi kundër të forcave që kanë manipuluar e monopolizuar marrëdhëniet me SHBA në interes të pushtetit të tyre të pakufizuar. Në këtë kuptim mesazhi ishte i qartë ku marrëdhëniet do të shtrihen në të gjitha nivelet dhe me të gjithë drejtuesit politik që do të zgjedhë populli."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco