VIDEO-SYRU TV ‘Bursa energjitike’, Duleviç: 24 orë pas inagurimit, s’kemi të dhëna

15:57, 12/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin Ekonomik në SYRI TV me moderatoren Megi Fagu, eksperti për energjinë Azmer Duleviç, ka folur për inagurimin e bursës shqiptare ALPEX nga qeveria shqiptare.

Duleviç theksoi se iniciativa për bursën është marrë në vitin 2015 nga qeveria Rama dhe lancimi i ditës së djeshme ishte me disa vite vonesë.

Sipas ekspertit, inagurimi i djeshëm i bursës ALPEX, ishte si nisje e fushatës elektorale nga ana e qeverisë se sa prezantimin me shifra korrekte, teknike dhe teknikalitetet për sa i përket funksionimit të bursës përveç hedhjes së fishekzjarrëve të këtij suksesi.

Gjithashtu, Duleviç sqaroi se ‘dhe sot 24 orë pas lancimit të bursës ne nuk kemi të dhëna konkrete të volumit ditor që ne kemi, pra sa megavat/orë janë në bursën shqiptare për tregtim dhe kuptohet që në momentin që mungojnë këto të dhëna ngrihen shumë pikëpyetje nëse a do të jetë funksionale bursa ALPEKX’.

Duleviç: Për saktësim, iniciativa për bursën është marrë në vitin 2015 nga qeveria Rama, pra jemi disa vite me vonesë. Në muajin nëntor duhej të ishte bërë inagurimi i bursës po u shty me argumentet se nuk ishte platforma gati nuk kishin stafet e trajnuara dhe finalizua ditën e djeshme, e cila rastësisht ose jo përkon me çeljen e fushatës zgjedhore nga ana e Partisë Socialiste ose qeverisë në pushtet.

Në fjalimin hapës të anëtarëve dhe përfaqësuesve të qeverisë për lancimin e bursës ALPEX, mu duk si nisje e fushatës elektorale nga ana e ministrisë se sa prezantimin me shifra korrekte, teknike dhe teknikalitetet për sa i përket funksionimit të bursës përveç hedhjes së fishekzjarrëve të këtij suksesi.

Dhe sot 24 orë pas lancimit të bursës ne nuk kemi të dhëna konkrete të volumit ditor që ne kemi, pra sa megavat/orë janë në bursën shqiptare për tregtim dhe kuptohet që në momentin që mungojnë këto të dhëna ngrihen shumë pikëpyetje nëse a do të jetë funksionale bursa ALPEKX.

Dua ta sqaroj se bursa është një gjë shumë e mirë që duhet ta ketë çdo vend por kam merakun se mund të jetë si shumica e nismave të tjera që janë marrë shpesh herë në vendin tonë që të humbasë rrugës. Shpresoj të mos ndodhi e njëjta gjë me bursën ALPEX pasi do të ishte një dështim i sektorit elektro-energjitik dhe të mos jetë një pikë e plotësuar nga BE që vendet që aspirojnë të jenë pjesë e bllokut evropian duhet të kenë një bursë të energjisë elektrike.

Deri në orët e para të mëngjesit nuk kishte asnjë të dhënë në ëebin zyrtar të bursës shqiptare alpex.al dhe vetëm rreth një orë më parë kemi disa të dhëna që nuk janë të plota. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco