KAFE SHQETO/ 32% e të rinjve as në punë as në shkollë, ekspertët: Sistemi arsimor po pëson rënie

KAFE SHQETO/ 32% e të rinjve as në punë as në shkollë, ekspertët: Sistemi arsimor po pëson rënie

10:12, 12/04/2023
A+ Aa A-

Petagogia Nora Malaj si dhe Drejtuesi i Portalit Studentor GevioTabaku ishin të ftuar mëngjesin e sotëm në 'Kafe Shqeto’ ka kanë komentuar të gjitha problematikat e arsimit shqiptar sot.

Ajo që viret re më së shumti është braktisja e sistemit arsimor në vend dhe ikja e të rinjve jashtë Shqipërisë, pasi neglizhenca e qeverisë ka çuar në zero mbështetje sa i takon politikave arsimore që ju vijnë në mbështetje studentëve.

Diskutimi në studio:

Flavio: Duket se mungojnë shumë njerëz, ku janë këta?

Gevio Tabaku: “Të rinjtë normalisht duan që të largohen nga vendi sepse aq mundësi ka këtu, domethënë është bërë një moment i vështirë edhe për Shqipërinë.

Po të shikosh statistikat 1/3 e maturantëve vitin e kaluar kanë deklaruar që duan të studiojnë jashtë vendit, kështu që dëshira e të rinjve për tu larguar është sot më e madhe se kurrë, edhe neglizhenca nga ana tjetër e organeve të qeverisë është totalisht e tejskajshme dhe nuk ka asnjë hapësirë aty për të mbështetur të rinjtë.

Në tre paketat e fundit të rezistencës sociale të rinjtë nuk u mbështetën në asnjë pikë të këtyre paketave. Kështu që në këtë kontekst ajo që unë shikoj përditë edhe nga miqtë e mi është që dëshira për tu larguar është shumë e madhe dhe nga ana tjetër neglizhenca e qeverisë sa vjen e shtohet".

Flavio:Çfarë do të thotë për atë që ju ofrohet këtyre të rinjve në nivele strukturore?

Nora Malaj: "Nga njëra anë kemi braktisjen dhe ikjen masive nga të rinjtë dhe familjarët të cilët në këtë grupmoshë kanë fëmijët e tyre, nga ana tjetër kemi pasur një emigracion i cili tashmë e ka kthyer Shqipërinë në një gjendje amoku, një sëmundje që dikur e ka kapur Afrikën dhe ajo është një sëmundje që bën që njerëzit të vrapojnë të ikin, dhe njerëzit nuk marrin dot frymë dhe pësojnë edhe vdekje klinike.

Problemi tjetër është që të rinjtë nuk po shohin shpresën se ku do të përshtaten, cilat janë kushtet për të realizuar kualifikim dhe afrimin e tyre.

Kjo do të thotë që për fatin dhe dhimbjen tonë të madhe, personalisht e quaj dhimbje shumë të madhe dhe e kam ngritur me kambana alarmi që tani shifrat janë kokëfortë na vënë të gjithëve me shpatulla pas muri dhe kjo tregon se sistemi i arsimit po pëson rënie të lirë në mënyrë vertikale tani dhe duke pasur këtë rënie në mënyrë vertikale po trondit të gjithë themelet e shoqërisë".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco