Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Berisha: Kohl ka thënë se 'për një votë do të bëja 600 km me biçikletë'. Ky mision kërkon përpjekje të mëdha pas çdo vote, me çdo qytetar

19:23, 07/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar në Vorë kandidatin për kryebashkiak të dalë nga primaret, Indrit Hoxha.

Berisha është shprehur se Helmut Kohl ka thënë një fjalë të madhe: "Për një votë unë do të bëja 600 km me biçikletë. Ua thashë këtë fjalë të këtij kolosi të konservatorizmit për të kuptuar se në këtë mision që jemi çfarë përpjekjesh të mëdha duhet të bëjmë ne pas çdo vote, me çdo qytetar".

"14 maji është një ditë historike. Nuk janë zgjedhje vetëm për bashkitë, qeveritarët vendorë. Me 14 maj, çdo demokrate e demokratë, çdo qytetare e qytetarë që i beson lirisë, ftohet për të përmbysur monizmin. Ne sot pra jemi në një mision dhe ky mision na fton të bëjmë gjithçka, të mbledhim çdo votë, që më 14 maj në mbarë Shqipërinë të përzëmë pushtetin monist.

Helmut Kohl ka thënë një fjalë të madhe: Për një votë unë do të bëja 600 km me biçikletë. Ua thashë këtë fjalë të këtij kolosi të konservatorizmit për të kuptuar se në këtë mision që jemi çfarë përpjekjesh të mëdha duhet të bëjmë ne pas çdo vote, me çdo qytetar. Ndryshimi sot është më jetik se asnjëherë këto 30 vite që nga viti 1992.

Monizmi është asfiksi e shoqërisë. Monizmi po shkreton Shqipërinë.

Në 8 vitet e fundit, nga Vora nga Shqipëria, janë larguar 35% e banorëve. Asnjë luftë, më e egra, nuk ka larguar dot nga një vend, 35%. Në luftën e Dytë Botërore, Polonia ishte plasdarma më e përgjakshme e Europës dhe botës, humbi 20 % të popullatës. Kurse ne në këtë monizëm, kemi humbur 1/3. Ne duhet të vrapojmë dhjetëra qindra kilometra për një votë, sepse ky monizëm pas 8 vitesh do të ketë larguar më shumë se 1/3 dhe pas 16 vitesh asnjë nga ne nuk mund ta imagjinojë se kush do të jetë më në Shqipëri dhe sa do të jenë në Shqipëri.

A duhet ne ta lëmë këtë vend në këtë mënyrë, ta rrokullisë një grup aventurierësh, një organizatë kriminale, kurrën e kurrës. Ndaj dhe ne, duhet që këtë muaj që kemi përpara të bëjmë gjithçka për të bindur çdo qytetar që të bashkohet me në këtë betejë.

Pse po ikin shqiptarët në këtë mënyrë.

Në vitin 2007-2014, numri i popullatës sipas statistikave të sakta, rritej çdo vit. Nga 2014 e këtej, Shqipëria po shkretohet. Po ikin për një arsye madhore kryesore, shtrëngica ekonomike. Dhimbjet e mospasjes. Ne historikisht kemi qenë të varfër, po me lumenj djerse, mund, sakrifica arritëm në vitin 2008 nga kombi me 204 dollarë për frymë që ishim në vitin 1992, të rritemi me 25 herë dhe të dalim në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta.

Arritëm të tejkalojmë të gjitha vendet e rajonit për rrogat dhe pensionet. Po, pagat në Shqipëri ishin të larta se kudo në Ballkan, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë. Ku jemi sot, sot jemi të fundit, 30-40 % pagat më të ulëta se Kosova. Nuk jemi sot si në 1992, jo, por problemi është se sot, kjo është një varfëri në rritje, një varfëri e frikshme dhe prandaj ikin njerëzit e largohen, se varfëria në rritje të vret shpresë, të pret shpresën.

Pse kjo varfëri, ka vetëm një shkak. Vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco