VIDEO/ Baton Haxhiu: Rama bëri mirë që e mbylli Agon Channel!

22:08, 06/04/2023
A+ Aa A-

Gazetari Baton Haxhiu tha në "Çim Peka Live" se Edi Rama kishte marrë një vendim të drejtë kur mbylli Agon Channel.

Ndër arsyet që dha Baton Haxhiu se pse ky vendim ishte i duhuri, ishin rrogat e larta që merrnin gazetarët e Agon Channel, sipas tij të patolerueshme për një vend si Shqipëria. 

Baton Haxhiu: Unë nuk mendoj që Edi Rama është frikësuar nga një kanal i sapoformuar, por më shumë ka qenë i shtyrë nga kanale të tjera që humbnin njerëz për një hapësirë të re mediale. Unë e thashë mirë bëri që e mbylli, për arsye se rriti çmimet, por përfituan gazetarët, ishin stratosferike për një mjedis goxha të varfër. Qeveria ka bërë veprim të mirë që e ka mbyllur Agon Channel. Por mënyra si e ka bërë, e ka bërë gabim. 

Çim Peka: Do paguajmë 110 mln euro për këtë punë, Baton...

Baton Haxhiu: Kjo është tjetër çështje. Mund të flasim për 110 mln euro pse ka ardhur deri aty, por kjo është tjetër temë.  

***

Mbyllja e Agon Channel 8 vjet më parë do t'i kushtojë buxhetit të shtetit goxha para. 

Gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit ka dënuar Shqipërinë me 110 mln euro, para të cilat do t'i paguhen biznesmenit italian Francesco Becchetti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco