Salianji: Rama i dha në dorë Becchettit, 110 milionë euro të shqiptarëve

21:43, 06/04/2023
A+ Aa A-

Dënimi i Shqipërisë me një gjobë prej 110 milionë eurosh për shkak të vendimit të jashtëligjshëm të Edi Ramës, për të mbyllur televizionin Agon Channel, ishte tema e debatit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

Gjatë debatit mes deputetit të PD-së, Ervin Salianji dhe gazetarit Baton Haxhiu, janë bërë akuza ndaj Edi Ramës dhe vendimit të tij.

‘Kryeministri duke favorizuar Becchetin, dhe duke e bërë në mënyrë të paligjshme ndërhyrjen, kryeministri ka dëmtuar reputacionin e Shqipërisë, ka dëmtuar buxhetin dhe ka favorizuar atë që ju i thoni bandit’, i tha Salianji, Baton Haxhiut.

‘Ne na duhet një kryeministër që atë që është bandit, ta kapë, jo ta favorizojë. Edi Rama i ka dhënë sot këtij 110 mln euro dhe një vendim që thotë, rishikoni edhe çështjen penale. Pra Rama e ka pastruar këtë se i ka dhënë një vendim gjykate ndërkombëtare në dorë dhe ndërkohë i ka dhënë shumë para, për Shqipërinë, shumë para në dorë, 110 mln euro.

Çdo politikan, një media e caktuar që sado hapësirë që të marrë media, mendon se është më pak e favorshme. Për Edi Ramën, mund të dukej se Agoni ishte më opozitar. Po prandaj ka ligje, që të mbrohej nga ky qëndrim. Edhe njerëz në PD, e kanë atakuar atëherë Agonin për qëndrimet.

Që me kushtetutën e SHBA është krijuar që gjithsecili, ka bindje, ide që mendojnë se janë më të mira. Por të gjithë përballen nëpërmjet ligjit. Njerëzit duhet të kuptojnë që këtu kryeministri e ka bërë vendimmarrjen në mënyrë të paligjshme dhe për të dhënë mesazh, se unë nuk pyes për ligjin dhe ju këtu jeni të pambrojtur.’, tha deputeti i PD, Ervin Salianji gjatë debatit në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco