Belind Këlliçi: Kjo është garë për jetën e banorëve të Tiranës, projekti im është fitues

Belind Këlliçi: Kjo është garë për jetën e banorëve të Tiranës, projekti im është fitues

21:41, 06/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, u shpreh në News 24, se ai është në këtë garë me një projekt konkret që sjell ndryshim në jetën e njerëzve, që ndikon në uljen e kostos së jetesës, që siguron shërbimet që sot mungojnë.

Kelliçi u ndal në angazhimin që ka për transportin publik falas.

Sipas studimit që ai dhe ekipi i tij ka bërë, ky projekt do të ndihmojë 200 mijë qytetarë, të cilët mund të kursejnë deri në 50 mijë lek në muaj.

Ai tha se ka marrë mijëra mesazhe mbështetëse dhe inkurajuese nga qytetarët lidhur me këtë propozim.

Ish-deputeti theksoi se ai është kandidati i të gjithëve, dhe synon me projektin e tij të shkojë përtej ndarjeve politike.

Këlliçi, përballë analistëve të pranishëm në debat insistoi se kjo garë ka të bëjë me jetën e njerëzve, dhe jo me politikën e madhe.

Belind Këlliçi pohoi se prej 3 muajsh që është në terren, nuk ka dëgjuar nga asnjë qytetar që të ketë si shqetësim se kush e ka vulën e logon, por duan të dinë se kur do të kenë më shumë ujë, lulishte, çerdhe, shkollë apo kopësht, rrugën e lagjes të shtruar, e shumë të tjera që kanë të bëjnë direkt me cilësinë e jetës.

Por ra dakort se ato janë një lloj referendumi, por për modelin që është vendosur në Bashkinë e Tiranës, që sipas tij, do të bjerë me 14 maj, për t’i hapur rrugën një modeli të ri, që ka në qendër qytetarin, shërbimin ndaj tij, transparencën dhe luftën ndaj korrupsionit.

“Nuk mund të rrija dëshmitar i shkatërrimit të qytetit tim, e të ndiqja komoditetin personal”, u shpreh Kelliçi, i pyetur për nxitjen që kishte për të marrë pjesë në këtë betejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco