'Mbi qytetarët sistemi më i pamëshirshëm i vjedhjes'/ Berisha: 14 maji, ortek i rrëzimit përfundimtar të Ramës

20:09, 06/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi nga Kukësi Edi Ramën se ka vendosur mbi qytetarët sistemin më të pamëshirshëm të vjedhjes. 

Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, Berisha tha se 14 maji do të jetë orteku i rrëzimit përfundimtar të Edi Ramës. 

"Ne me primaret vendosëm standardin më të mirë që ekziston në vendet më të lira. Ju garantoj se në të ardhmen, ky standard do të përsoset, do të përmirësohet dhe do të jeni ju dhe vetëm ju ata që do të zgjidhni përfaqësuesit tuaj. Admiri kam bindjen më të madhe, se me virtytet e tij, me dashurinë e tij për Kukësin, për bashkëqytetarët e tij, me ndershmërinë, guximin, me transparencën, do të kthej me shërbime ndaj jush, do të kthej në ndryshim të madh ndaj Kukësit, çdo qindarkë të taksave tuaja, çdo burim tjetër të ardhurash për këtë qark. 

Por mos harroni se 14 maji shënon njëkohësisht ortekun e rrëzimit përfundimtar të Edi Ramës. Misioni ynë nuk ndalet më. Me 14 maj ne rikthejmë pluralizmin, ne largojmë Edi Ramën nga pushteti dhe përfaqësuesit e tij. Por marshi ynë nuk ndalet kurrë gjer në përmbysjen e tij në Tiranë, aty ku është. 

Kukësi, Shqipëria, shqiptarët e dinë më mirë se kushdo tjetër se, çfarë drame, se çfarë fatkeqësie është monizmi. Monizmi i parë stalinist shkatërroi Shqipërinë më shumë se çdo pushtim i huaj në të gjitha kohërat. Monizmi i dytë i Edi Ramës, bazohet në vjedhjen tuaj, në varfërimin tuaj, bazohet në dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria, bazohet në krimin, drogën dhe është për tu përmbysur, përbën formën më të keqe të monizmit të kohërave.

Ky monizëm, përzë shqiptarët, përzë kuksianët, hasjanët, tropojasit, dibranët, të gjithë shqiptarët në mënyrë të pamëshirë nga trojet e tyre. Ky monizëm, këto troje të bekuara, ky truall i bekuar me pasuri përrallore, e ka shndërruar në një tokë të mallkuar për bijtë e saj.  Po pse si ndodh, çfarë ndodh kështu? Sepse buxheti, të ardhurat që krijohen në këtë vend, të ardhurat që ju paguani, taksat që ju paguani, të gjitha shndërrohen, shndërrohen në depozita bankare të fshehta të qeveritarëve të Edi Ramës me kompani.

Në vitin 2014, OSBE do të ishte e para në raport që do të denonconte Edi Ramën si njeriu që ka 200 mln euro, të fshehura, të vjedhura, dhe tani, si kryeministër ka vendosur mbi ju, mbi qytetarët shqiptarë, sistemin më të pamëshirë të vjedhjes së taksave, të të ardhurave, të pasurive publike. 

Të ndalemi pak. Ju jeni dëshmitarë se nga 2005-2013, rrogat u dyfishuan, pensionet u dyfishuan. U ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, ndër të cilat Rruga e Kombit, u ndërtuan 1300 shkolla, Shqipëria erdhi në moshën digjitale. Të gjitha këto u arritën duke rritur borxhin, nga 58.2 % të prodhimit të brendshëm në 62.6 % të prodhimit të brendshëm. 

Çfarë ka ndodhur nga 2014 e deri më sot. Në qoftë se në 2005-2013, ne ja dolën të ngjitemi dhe te dalim në krye, të popujve të rajonit përfshirë bullgarët dhe rumunët, për rrogat e pensionet, për të cilat nuk them se ishin të mëdha, nuk them se ne dolëm, u ndamë përfundimisht nga varfëria, por prap se prap  ne ishim në ngjitje të shpejtë dhe dolëm të paguar më mirë se të tjerët. 

Dolëm sepse ajo qeveri kishte një vullnet, një vendosmëri që të mirat, të ardhurat të ua kthente ju, se ato të qytetarëve, nuk janë të qeverisë. Qeveria është thjeshtë administratori i tyre dhe ato mjaftuan për të dyfishuar rrogat, për të ndërtuar rrugë, e për shumë qëllime të tjera. Më falni, 2007-2014 numri i popullsi në Kukës dhe në të gjithë Shqipërinë, rritej nga viti në vit", vijoi Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco