Berisha në Kukës: Ky entuziazëm po dridh nga themelet pallatet e pushtetit të krimit. 14 maji, dita juaj - dita e lirisë!

19:50, 06/04/2023
A+ Aa A-

Në një atmosferë elektrizuese, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi në Kukës kandidatin për kryetar bashkie, Admir Sinamati. 

Në fjalën e tij, lideri demokrat tha se ky entuziazëm i qytetarëve po dridh nga themelet pallatet e pushtetit të krimit. 

"14 maji është dita juaj, dita e lirisë" - tha Berisha duke ftuar kuksianët dhe të gjithë shqiptarët që të votojnë kandidatët e opozitës. 

"Përulem me nderimin më të madh, me mirënjohjen më të thellë për këtë mbështetje tuajën, përulem me nderimin më të madh për virtytin tuaj, shpirtin tuaj liridashës, mbështetjen që i keni dhënë në të gjitha kohërat, Shqipërisë dhe kombit shqiptar, rroftë Kukësi. Ky entuziazëm i juaji shënon, shënon, apo paraqet mesazhin më të fuqishëm që ju përcillni në të 4-anët e Kukësit dhe të Shqipërisë, mesazhin e fitores me 14 maj, mesazhin e triumfit të triumfit të lirisë, mesazhin e rikthimit të pluralizmit, mesazhin e firmosjes drejt të ardhmes, rrofshi ju, rroftë Kukësi. 

Ky entuziazëm, ky shpërthim energjie po dridh nga themelet, pallatet e krimit, pallatet e pushtetit të krimit, 14 maji është dita e juaj, është e lirisë, është dita e fitores. Ata që u përpoqën, ata që u përpoqën të ju përjashtojnë ju nga zgjedhjet, ata do të marrin ndëshkimin e lirisë, ata do të marrin turpin e historisë. Asgjë nuk na mposhtë ne, ne jemi këtu sepse idealet tona janë të pamposhtura, sepse idealet e lirisë nuk mposhten kurrë. 

Sa herë menduan se na përcollën, gabuan rëndë, në çdo rast u rikthyem më të fuqishëm se kurrë më parë. Admir Sinamati me një grup shokësh në 1997, nisi betejën në grevën e urisë, qëndruan, i mposhtëm me votën e lirë, fituam, qëndruam tani, do ti mposhtim, do të fitojmë. 

Kam ardhur shpesh tek ju, por kësaj here vij tek ju më krenar se kurrë, sepse paraqes para jush kandidatin për kryetarin për bashkinë e Kukësit, jo të propozuar nga Sali Berisha, jo të propozuar nga kryesia e partisë, por të propozuar nga demokratët dhe demokratet e Kukësit me votën e tyre të lirë", u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco