Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

 ‘Transporti falas, 50 mijë lek në muaj kursim’/ Këlliçi me banorët e Kodrës së Priftit: Prona është e shenjtë

‘Transporti falas, 50 mijë lek në muaj kursim’/ Këlliçi me banorët e Kodrës së Priftit: Prona është e shenjtë

16:34, 06/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka vijuar të shpalosë programin për drejtimin e kryeqytetit pas zgjedhjeve lokale të 14 majit. Me banorët e Njësisë Nr.3, konkretisht në zonën e ‘Kodrës së Priftit’, Belind Këlliçi i ka dhënë përgjigje shqetësimit të qytetarëve për nismen e qeverisë, që parashikon shembjen e pallateve mbi 50-vjeçare në Tiranë.

Për këtë çështje, Belind Këlliçi u angazhua para qytetarëve se asnjë objekt më i vjetër se 50 vjet nuk do të shembet dhe se prona apo shtëpia e çdo qytetari, nuk do të preket. ‘Për banesat mbi 50-vjeçare, u jap premtim konkret, asnjë banesë, shtëpia e askujt nuk do të preket dhe nuk do t`i vidhet prona askujt që banon, jo në godinë 50-vjeçare, po dhe 60, po 70 dhe më të vjetër.

Do të ketë, do të ketë nëse do të jetë e nevojshme padiskutim një audit, që do të bëhet në prezencë të banorëve, të qytetarëve për pjesën që i takon bashkisë Tiranë, ama shtëpia nuk do t`i prishet asnjë qytetari, prona nuk do t`i vidhet asnjë qytetari, dhe garanci jam unë, fjala ime, kjo video që kam sot para jush, emri im’ -u shpreh Belind Këlliçi.

Zona e ‘Kodrës së Priftit’ preket nga ndërtimi i Unazës së Madhe të kryeqytetit, ku dhjetra banesa pritet të shemben nga ky projekt, ndërsa pronarët e tyre kanë protestuar vazhdimisht për shkak se nuk janë të kënaqur me dëmshpërblimet për pronën që preket nga ndërtimi i rrugës. Belind Këlliçi u shpreh se në të ardhmen, çdo pronë e qytetarëve që do të preket nga veprat publike, do të dëmshpërblet me çmim tregu, ndërsa ajo nuk do të merret pa pasur dakordësinë e pronarit të saj. ‘Unë u jap një premtim publik, në radhë të parë përsëris premtimin që kam dhënë te ‘5 Maji’: çdo qytetari që mund t`i preket shtëpia apo prona për shkak të një projekti shtetëror, do të dëmshpërblehet me vlerën e tregut dhe asnjë lloj ndërhyrje nuk do të bëhet pa u dakordësuar me qytetarin’-tha Këlliçi.

 Para banorëve të zonës së ‘Kodrës së Priftit’ dhe gjithë Njësisë Nr.3, Belind Këlliçi tregoi edhe planin për zgjidhjen e problemit të parkingjeve në kryeqytet, ku pritet që 30 % e parkingjeve publike me pagesë, të bëhen pa pagesë për qytetarët. 

‘Ndërkohë,  një nga gangrenat më të mëdha që e keni dhe ju dhe e ka e gjithë Tirana, është çështja e parkimit. Çdo lagje ka një problem sot, që ka mungesa të hapësirave për parkim. Padiskutim minimalisht do t`i dedikojë 30% më shumë të zonave që janë me pagesë, do t`ia kaloj pa pagesë qytetarëve dhe komunitetit.

Dhe padiskutim do të kemi një rikualifikim të lagjeve në brendësi për të krijuar mundësinë që edhe vendet e parkimit t`i kemi të sakta, të vijëzuar, të rregullta, po edhe lagjet të kenë një pamje normale’-deklaroi kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

Për zonën e ‘Kodrës së Priftit’, Belind Këlliçi premtoi ndërtimin e të paktën tre institucioneve arsimore gjatë mandatit të parë. ‘Në zonën e ‘Kodrës së Priftit’ një nga mangësitë më të mëdha është mungesa e shkollave, çerdheve, kopshteve.

 Padiskutim do të ndërhymë patjetër për të ndërtuar të paktën një shkollë, një kopësht, një çerdhe në mandatin e parë në zonën e ‘Kodrës së Priftit’. është një zonë e cila është lënë totalisht në harresë nga administrata aktuale e bashkisë Tiranë’ -u shpreh Këlliçi.

Edhe në këtë zonë, Belind Këlliçi shpjegoi angazhimin e tij për transport publik falas, nga i cili përfitojnë shtresat në nevojë në kryeqytet. ‘6.8% e buxhetit për t`i shërbyer një qyteti të tërë.  Për të lehtësuar minimalisht me 50 mijë lekë në muaj xhepat e familjeve në nevojë. Ky premtim nuk është për të pasurit, ky premtim nuk është për biznesmenët, nuk është për oligarkët, ky premtim është për qytetarët në nevojë. është për pensionistët, për ata që jetojnë me minimum jetik, është…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco