‘Plot ngjyra’/ Boçi: Një ndalesë frymëzuese në studion e mjeshtrit Sadik Kasa

‘Plot ngjyra’/ Boçi: Një ndalesë frymëzuese në studion e mjeshtrit Sadik Kasa

20:24, 01/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka zhvilluar një vizitë në studion e mjeshtrit Sadik Kasa.

‘Më pëlqen ta shoh qytetin dhe të ardhmen e Elbasanit plot ngjyra dhe perspektivë pozitive! Më pëlqen ta shoh të ardhmen e bashkëqytetarëve të mi plot dritë dhe shpresë’, shkruan Boçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Një ndalesë frymëzuese në studion e mjeshtrit Sadik Kasa🎨

Studioja plot ngjyra dhe punime mjeshtërore të Sadikut më dha një ndjesi të veçantë në këto ditë të ngjeshura takimesh. Më pëlqen ta shoh qytetin dhe të ardhmen e Elbasanit plot ngjyra dhe perspektivë pozitive! Më pëlqen ta shoh të ardhmen e bashkëqytetarëve të mi plot dritë dhe shpresë!

Urime për studion dhe punimet e jashtëzakonshme Sadik Kasa👏 Faleminderit ty dhe zonjës tënde për bujarinë dhe mikpritjen në folezën tuaj mahnitëse! Jeni vlera dhe asete të paçmueshme për Elbasanin tonë🤗

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco