Bardhi: Asnjë punë sot në bashkinë e Tiranës, Veliaj gjithmonë vetëm, ata mbrapa detyrohen për imazhin e tij në rrjetet sociale!

Bardhi: Asnjë punë sot në bashkinë e Tiranës, Veliaj gjithmonë vetëm, ata mbrapa detyrohen për imazhin e tij në rrjetet sociale!

09:42, 31/03/2023
A+ Aa A-

Në bashkinë e Tiranës këto kohë nuk po bëhet asnjë punë, thjesht po merren me propagandë. Vetë Erion Veliaj punon vetëm, del vetëm, gjithmonë vetëm, kurse administrata e tij është detyruar të punojë për imazhin e tij.

Këtë perceptim ka, znj. Silvi Bardhi, zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës, Belind Këlliçi, e cila po e ndjek me vëmendje çdo zhvillim dhe reagim në kampin e kandidatit socialist, ku në veçanti rrjeti i propagandës së Erion Veliajt po përpiqet të shtrihet sa më shumë: patronazhistët dhe “aktivistët”.

“Përveç denoncimeve që kanë ardhur për asfaltin elektoral, - tha znj. Silvi Bardhi në Kafe Shqeto sot, -  për shqetësimet e tjera që kanë në komunitet, qytetarët, janë dhe vetë administrata e bashkisë Tiranë, e cila ka kontaktuar me ne, pra janë disa persona, të cilët thonë se janë të detyruar që të mos punojnë gjithë ditën për punën që janë caktuar, por duhet të hapin nga 3-4 faqe të Facebook, duhet të jenë shumë aktivë në “Like”, duhet të fusin edhe persona të tjerë , duhet të kontaktojnë me persona të tjerë që të hapin Facebook “fake” për t’u futur në Fb e kryetarit dhe që të merren me faqet sociale të tij.

Aty nuk po bëhet asnjë punë realisht, në bashkinë e Tiranës. Thjesht po merren me propagandë. Vetë Erion Veliajn, besoj se e keni parë këto ditë, nuk punon me njerëz, ai punon vetëm, është një personalitet që del vetëm, është gjithmonë vetëm. Edhe kur del në media, nuk ka njerëz rreth vetes. Të gjithë këta njerëz mbrapa janë të detyruar të punojnë për zotërinë, të punojnë edhe në rrjetet sociale, edhe për imazhin e tij, vetëm për të treguar se duhet ta mbajmë ende Erion Velinë në krye të Tiranës.

Edhe një denoncim që ka ardhur dje, në telefonin e kandidatit për bashkinë e Tiranës, z, Belind Këlliçi, thoshte se na detyrojnë që nëpërmjet “Aktivistit” të shpërndajmë një video ku ishte montuar në formën siç dinë ata, pra për të fyer figurën e një personaliteti që sot është më i pastër se Erion Veliaj domosdo, për t’u marrë me batuta, me gjëra pa vlerë përballë një realiteti që ne e shohim çdo ditë.

Nuk kemi nevojë të bëjmë propagandë për shqetësimet që ne hasim çdo ditë nga mëngjesi në darkë, si familjarë, si prindër, si çdo gjë. Pra ato që ne i shohim me sytë tanë, Erion Veliaj nuk mund t’i fashisë me një dalje në televizion, apo siç e ka ai merak ai që të dalë kudo “live” dhe të jetë vetëm ai, pa njerëz. Është një njeri i vetmuar, i cili detyron jo stafin e tij, se ai nuk e ka staf, por punëtorët e tij i detyron të bëjnë diçka jashtë vullnetit të tyre.

Dje pati një përballje midis Erion Veliajt dhe Belind Këlliçit, një përballje më shumë në distancë dhe ajo që vura re ishte se Erion Veliaj zgjodhi të promovohej brenda "kafazit" të tij në ballkonin e bashkisë dhe brenda "kafazit" ku ai mendon se po bën një vepër, tek Piramida -  dhe Belind Këlliçi  që ishte në rrugë me qytetarët, të cilët gjatë intervistës i afroheshin dhe i thoshin: “Të urojmë vetëm fitore, të urojmë vetëm fitore”. Pra, është një përballje e cila ka të bëjë me propagandën dhe me një njeri që do të mendojë vetëm për qytetarët.

Kafe Shqeto: A do të ketë një përballje mediatike,  Këlliçi – Veliaj?

Silvi Bardhi: Ne jemi të hapur për debat, jemi të hapur për debat!/ Ndiqni intervistën me video në Kafe Shqeto në SYRI TV/ar.sh/SYRI.NET

Lexo edhe: Transport publik falas'/ Bardhi: Shumë i mundur, vetëm 16.5 mln euro për t'i liruar qytetarët nga pagesat e përditshme!

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco