Berisha: Furrat e bukës njoftojnë rritjen e çmimit të bukës për shkak të Ramës

Berisha: Furrat e bukës njoftojnë rritjen e çmimit të bukës për shkak të Ramës

15:29, 30/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një njoftim të furrave të bukëve në Berat të cilat do të rrisin çmimin me 20 lekë për shkak të të rritjes së paralajmëruar të rrogave nga Rama.

Furrat e bukës në Berat njoftojnë rritjen e çmimit të bukës me 20 lekë. Kjo sipas tyre, për shkak të rritjes së paralajmëruar të rrogave nga Rama!’, shkruan Berisha në Facebook.

Njoftimi:

Duke filluar nga data 01. 04. 2023 do të ngrihen çmimet me 10-20 lekë (të reja) për çdo artikull.

Kjo vjen si pasojë e ngritjes së pagave me 50% nga ana jonë, me qëllim frenimin e largimit të fuqisë punëtore. Paga minimale do të jetë 60 000 lekë (të reja).

Shpresojmë të na mirëkuptoni!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco