Berisha i rikujton Nasufit inaugurimin e ujësjellësit që do t’i sillte Beratit 24 orë ujë

14:32, 30/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka rikujtuar ish-kryebashkiakut socialist të Beratit Fadil Nasufit se kur ishte kryeministër kishin inauguruar sëbashku ujësjellësin që do t’i sillte qytetit 24 orë ujë.

‘I rikujtoj z.Nasufi, se kur nuk ia kishte ngrënë akoma memorien gënjeshtra, kemi inaguruar ujësjellësin që do t’i sillte Beratit 24 orë ujë!’, u shpreh Berisha nga Kuvendi.

Replika e kryetarit të PD, Sali Berisha në Kuvend

Berisha: Gënjeshtra të ha dhe të shkatërron memorien, kjo është sindromë. I rikujtoj pak z. Nasufi, se në datën 6 gusht të vitit 2011, kam inaguruar me ministrin gjerman, Niebel dhe ish-kryetarin e bashkisë së Beratit që quhej Fadil Nasufi, por në atë kohë nuk ia kishte ngrënë akoma memorien gënjeshtra, ujësjellësin e Beratit, i cili do t’i sillte ujë 24 orë Beratit.

Më detyroi të rikujtoj një investim dhe zonjë, do t’ua shpërndash të gjithë deputetëve, ta shohin të gjiithë banorët e Beratit, të Tiranës dhe të Shqipërisë, dhe kjo fakton atë që ju e përdorni platformën e Parlamentit vetëm për të mashtruar, për të gënjyer qytetarët shqiptarë.

Ja, pra edhe ky ka qenë në krah timin, i buzëqeshur me gërshërë në dorë tek pret shiritin. Fadil, ku je? Ja, shihe. Pastor, ku jeni? Pandeli, ja ku e keni. Të gjithë socialistët. Kaq kisha unë. Kjo është përgjigja ime

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco