PD: Kryebashkiaku i PS falsifikon firma zgjedhësish për të vendosur një kandidat ‘rival’ 'të pavarur'

PD: Kryebashkiaku i PS falsifikon firma zgjedhësish për të vendosur një kandidat ‘rival’ 'të pavarur'

14:11, 30/03/2023
A+ Aa A-

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka denoncuar kryebashkiakun e PS në Devoll se ka përdorur mjete jashtëligjore, duke nënshkruar me firma zgjedhësish pa autorizimin e tyre, duke i falsifikuar ato dhe duke përdorur familjarët e vet si firmëtare të një kandidati ‘rival’ të pavarur.

Në deklaratën nga selia blu, Kaso njoftoi se për këtë skandal, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Korçës për veprat penale:

1- Falsifikim dokumentacioni dhe firme

2- Përdorim i paautorizuar i dokumenteve të identifikimit duke përdorur institucionin e bashkisë

3- Ndërhyrje të paligjshme në procesin zgjedhor me qëllim manipulimin e vullnetit të zgjedhësve

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE NË PD, IVI KASO

Nëse në Tiranë dhe bashki të tjera, përdorin pengje, në Devoll Rilindja përdor paterica elektorale.

I tillë është rasti i Çlirim Hoxhës, një kandidat që pretendon se do të garojë si i pavarur për bashkinë, por devollinjtë e dinë se është patericë e Eduard Duros, kryebashkiakut socialist.

Në plan emocional Duro nuk ka faj, sepse e ka zënë tartakuti i humbjes dhe turpërimit në një bashki që e ka marrë duke garuar kundër vetes, pra aforfe dhe në tavolinë.

I mësuar me qylin, tani që opozita është në garë dhe e sigurt në fitore, kryetari socialist merr me qera kandidatë të pavarur dhe i fut në garë.

E drejta e gjithkujt për të kandiduar si partiak apo i pavarur është e patjetërsueshme, por jo me manipulime zgjedhore, jo me mashtrime.

Duro përdor mjete jashtëligjore, duke nënshkruar me firma zgjedhësish pa autorizimin e tyre, duke i falsifikuar ato dhe duke përdorur familjarët e vet si firmëtare të një kandidati ‘rival’.

Pas verifikimeve në terren nje pjese e madhe e qytetarëve mohuan të kenë firmosur në këtë listë mbështetje për z. Çlirim Hoxha, dhe disa prej tyre deklaruan perpara noterit publik këtë shkelje, duke nënshkruar se firma e tyre eshte falsifikuar.

Për këtë kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” ka bërë kallzim në Prokurorinë e Korçës për veprat penale:

1- Falsifikim dokumentacioni dhe firme

2- Përdorim i paautorizuar i dokumenteve të identifikimit duke përdorur institucionin e bashkisë

3- Ndërhyrje të paligjshme në procesin zgjedhor me qëllim manipulimin e vullnetit të zgjedhësve.

Prokuroria ka filluar ndjekjen penale, ndërkohë që ne kemi vënë në lëvzije edhe mekanizmin e Komisionerit Qendror të zgjedhjeve të cilit I është dërguar një ankimim i KZAZ nr 72-Devoll.

Medias do t’i vëmë në dispozicion listën e plotë të familjarëve të kandidatit socialist për kryetar, që kanë firmosur që në garë për Bashkinë të marrë pjesë edhe rivali-patericë, Çlirim Hoxha. Dy janë mundësitë: ose Duron nuk e votojnë as familjarët dhe ata kanë dalë duke kërkuar një kandidat, ose ai po mundohet të dobësojë rivalin e koalicionit “Bashkë fitojmë”. Meqë në Devoll nuk arritën të marrin askënd peng nga opozita, mesa duket vedosën të shpikin një kandidat të pavarur të cilin e mbështet familja dhe fisi i kryebashkiakut socialist.

Në listën e firmëtarëve bien në sy vjehrri i kryetarit të Bashkisë, së bashkë me vjehrrën, por nuk mungojnë as kunati, krushku dhe krushka. Nuk mungojnë gjithashtu as 200 punonjës të Bashkisë Devoll në krye të të cilëve shkëlqen firma e kulturuar e drejtoreshës së Kulturës në Bashki.

Partia Demokratike dhe koalicioni “Bashkë fitojmë” i bën thirrje Prokurorisë së Korëës ta trajtojë me precedencë këtë veprim të paligjshëm, i cili shtrembëron vullnetin e zgjedhësve dhe të qyetarëve të Devollit.

I kërkojmë gjithashtu Komisionerit Celibashi që të respektojë ankimin e KZAZ Devoll dhe të mos regjistrojë si kandidat në zgjedhje një fake-kandidat, një kandidat-falso nga një kryebashkiak falso si Eduard Duro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco