SYRI TV/ Çobania irritohet me Ramën: Të thyejë qafën se na ka ngrënë jetën

11:47, 30/03/2023
A+ Aa A-

E irrituar nga qeverisja e Edi Ramës, një çobane në zonën e Fierit i ka kërkuar kryeministrit të ikë një herë e mirë pasi është mashtrues. Ajo tha se ai ka kthyer edhe njëherë kohën e Enver Hoxhës, kur hanë komunistët brez pas brezi.

Për kamerën e SYRI-t, çobania rrëfen se ka ka njerëz që nuk hanë as koren e bukës pasi situata është shumë e rëndë.

Çobania: Që në ‘75-ën kemi punuar me mish e me shpirt. Unë di këtë për Ramën, të ikë të thyejë qafën një herë e mirë se është mashtrues dhe i ka të tëra me vete. Mendon për ato që ka atje, që i mban pas. Për ne s’ka, jemi të tërë të vdekur. Këtu hanë si në kohën e Enverit, ha komunisti, këta lloj që ishin brez pas brezi, këta hanin, por neve nuk na kanë parë që në fillim dhe deri tani, po kjo prapë është ka ardhur koha e Enverit o vëlla, ka njerëz që nuk hanë bukën, koren nuk e hanë, gjynah nga Zoti. Ky çfarë mendon për mua dhe për atë që s’ka? Të vërë dorën në zemër për të tërë që të mbajë vendin ose të iki të qërohet të mos e shoh më.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco