Redon Meksi: Ndërhyrja e Ramës në zgjedhje në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe penal

18:42, 29/03/2023
A+ Aa A-

Juristi Redon Meksi, i ftuar në në Task Force, në Syri Tv me gazetaren Sonila Meço, komentoi premtimet e Ramës për rritje pagash e pensionesh në prag të zgjedhjeve elektorale.

Meksi e quajti këtë një shkelje, pasi është në kundërshtim me kodin zgjedhor por edhe me atë penal.

Sipas juristit kemi të bëjmë me një shkelje administrative dhe penale, dhe KQZ duhet të veprojë.

Masa administrative që mori KQZ para pak ditësh ishte vetëm një 200 mijë lekësh gjobë. Nuk është se po goditet njeri me 200 mijë lekë gjobë. Thelbi do ishte t’i çonin për vepër penale. Kemi kodin penal: Është përdorimi i funksionit politik për veprimarinë politike ose zgjedhore. Në rastin konkret jemi në këtë shkelje. Ne kemi një funksion publik dhe jo vetëm kryeminsitrit por gjithë administratës së PS-së. Kemi të bëjmë edhe me shkelje administrative por edhe me shkelje penale, sepse po ndërhyn në zgjedhje. bNe e kemi të pamundur të provojmë se kë votoi njëri apo tjetri, sepse i bie që 50 mijë lekëshi u vendos për të marrë votot e pensionistëve, dhe kjo dihet.

Ne se vërtetojmë dot gjithsesi për kë votoi pensionisti. Prandaj nuk ka se si të jetë ky thelbi. Thelbi është a po shkel apo jo punonjësi këtë nen?! Dhe punonjësi i administratës në këtë rast po vepron duke ndikuar në zgjedhje. Në rastin konkret kryeministri, po nxjerr ligje ose po merr vendime që janë në kundërshtim me kodin zgjedhor por edhe me atë penal. Këtu duhet të veprojë KQZ.  Pa fol KQZ nuk mund të flasë Prokuroria. Duhet marrë njeherë masa administrative, të konstatohen shkeljet, pastaj Prokuroria shikon a bën pjesë tek veprat penale apo jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco