Alolli takim me banorët e fshatit Turan/ Mungesa e infrastrukturës dhe braktisja masive nga të rinjtë: 14 maji dita e ndryshimit

Alolli takim me banorët e fshatit Turan/ Mungesa e infrastrukturës dhe braktisja masive nga të rinjtë: 14 maji dita e ndryshimit

16:20, 28/03/2023
A+ Aa A-

Kandidatja e koalicionit të opozitës “Bashkë Fitojmë” në Korçë, Ledina Alolli vazhdon turin e saj të takimeve me banorët.

Ndalesa e rradhës e Alollit ka qënë fshati Turan i njësisë administrative Drenovë nga ku përsëri ka akuzuar Bashkinë e Korcës se i ka lënë në harresë zonat rurale.

Nga Turani Alolli ka denomcuar mungesën e infrastrukturës dhe dhe kanalizimeve të ujrave të zeza. Gjatë bisedave me banorët kandidatja e opozitës u njoh afër me kushtet e vështira ekonomike të fshatit që gjendet vetëm 1 km larg nga Korça dhe është duke u përballur me largimin masiv të të rinjve.

Postimi i Alollit:
Turani është një nga zonat me traditë dhe histori në trevën e Korçës. Por këto vite, është kthyer në dëshmi të një krize të thellë, që ka prekur qytetin dhe fshatin, komunitetin dhe familjet tona: zbrazja e vendit dhe braktisja masive!
Gjithçka e lënë në mëshirë të fatit, ku nuk ndihet dora e institucioneve dhe e Bashkisë!
Mungesa e infrastrukturës, mungesa e shërbimeve, mungesa e gjurmës minimale të Bashkisë, në të mirë të komunitetit.
14 maji është dita e ndryshimit të këtij realiteti të imponuar nga premtimet boshe dhe papërgjegjshmëria personale e institucionale e drejtimit të Bashkisë së Korçës.
Bashkë fitojmë! Koha për ndryshim!
#14maj
#BashkëFitojmë
#ZëriYtSjellNdryshimin


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco