'Rama e shpëtoi Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në peng që e përdor për çdo gjë kundër opozitës'

'Rama e shpëtoi Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në peng që e përdor për çdo gjë kundër opozitës'

13:25, 27/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot se Edi Rama e shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe më pas e përdori si peng.

Berisha iu referua dosjes ruse të Lulzim Bashës, e cila u mbyll pas ndërhyrjes së Edi Ramës.

“Zoti Rama, ndonëse ka çuar dëshmitarë nga Tirana apo Europa, nuk mund të them, me këshilltarin e tij Duçka për të dëshmuar përpara hetuesve të FBI, në Shqipëri Lulzim Basha është hetuar për larje parash.

Sepse Lulzim Bashën e ka denoncuar Nick Muzin. Është Nick Muzin që ka deklaruar në SHBA se 720 mijë dollarët i ka nga PD. Rama ka marrë këtë deklaratë nga prokuroria e vendit dhe ka filluar hetimin. Hetimi ka zbuluar se 500 mijë nuk kanë asnjë lidhje me financimin e PD-së.

Atëherë, prokuroria e ka akuzuar Lulzim Bashën me të drejtë për larje parash. Çdo shumë që zbulohet pa origjinën e saj, automatikisht në ligj kualifikohet larje parash.

Edi Rama përdori presionin e jashtëzakonshëm. Engjëll Agaçi është marrë në mënyrë intensive me mbylljen e dosjes. Dosja u mbajt deri në ditën e 30 nga një prokuror. Ai prokuror, ditën e 30-të dha dorëheqjen. Ditën e 31- kishte skaduar afati për dërgimin e saj në Gjykatë të Lartë. Ky është kurthi që bëri Edi Rama.

Edi Rama me akuzën për larjen e parave e shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në një peng të tij që e përdor për çdo gjë kundër opozitës dhe kundër pluralizmit në Shqipëri,” tha Berisha.

Kryetari demokrat, deklaroi se kandidatët e Alibashës dhe Lulzim Bravës në zgjedhjet lokale, janë kandidatë të Edi Ramës

"Ata nuk kanë asnjë lidhje me PD-në. Ata janë vegla që i përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit. PD do triumfojë, nuk ka asnjë mëdyshje.

Koha provoi në mënyrë profetike rëndësinë e misionit të demokratëve në përmbysjen e monizmit në Shqipëri. Këto i kanë kuptuar të gjithë.

Kandidatët e Edi Ramës, janë një apo dy, vijnë tërësisht nga bota e mafies, e cila kërkon të shpëtojë sistemin monist që ka vendosur," tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco