Edhe Baton Haxhiu e pranon: Shqipëria ka probleme serioze me lirinë e medias!

22:23, 20/03/2023
A+ Aa A-

I njohur për qëndrimet e tij pro qeverisë dhe Edi Ramës, analisti Baton Haxhiu ka qëndrime kritike në një pikë. 

Shqipëria ka probleme serioze me lirinë e medias, tha Haxhiu, duke iu referuar raporteve ndërkombëtare që denoncojnë ndërhyrjet e qeverisë dhe presionet nga kryeministri ndaj pronarëve dhe drejtuesve të mediave. 

Në Çim Peka Live, Baton Haxhiu tha se Shqipëria është njësoj si Turqia dhe 3-4 vende të tjera sa i takon lirisë së medias. 

"Shqipëria ka probleme serioze me lirinë e medias. Këtu ndikimi është realisht i dhimbshëm. Dhimbja më e madhe e këtij vendi, demokracia e këtij vendi vjen nga problemi me mediat. Nuk ka pronar të mediave sot që nuk është i influencuar nga mediat. Shqipëria është vendi i vetëm, hiq Turqinë dhe 3-4 vende që nuk dua t'i përmend, që ka probleme serioze me mediat", u shpreh Baton Haxhiu.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco