VIDEO/ Kryebashkiakët e krimit, gazetarja e SYRI TV 'gozhdon' Ballën

12:39, 20/03/2023
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla përsëriti qëndrimin e maxhorancës për rastet e arrestimeve të kryebashkiakëve në vend, duke thënë se përgjegjësitë në politikë janë vetëm personale dhe se PS nuk bëhet zyrë avokatie për askënd.

Ndërkohë Balla deklaroi se vendimi për dënimn e kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj, nuk do të përbëjë asnjë pengesë që ai të rikandidojë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Të njëjtën gjë, Balla deklaroi edhe per kryebashkiakun e Krujës Artur Bushi, i cili u thirr disa ditë më parë nga SPAK.

Balla i devijoi pyetjeve të gazetares së SYRI TV, Ambrozia Meta për numrin e lartë të kryebashkiakëve socialistë të arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco