Crawford: Nafta shqiptare përzihej me atë ruse për të shmangur sanksionet

21:12, 17/03/2023
A+ Aa A-

Kreu 'Emeritus' i DHAT, Marc Craëford ka folur ekskluzivisht për SYRI TV me moderatoren Armela Ferko për skandalin Rama-McGonigal.

Craëford ka hedhur dritë mbi bashkëpunimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles Mcgonigla, Mark Rosinit dhe kryeministrit Edi Rama për dhënien e puseve të naftës te rusët.

"Mcgonigal ishte i lidhur me rusët që morën puset. Një pyetje që më vinte ishte se përse erdhën rusët për disa puse të vegjël në Shqipëri? Kuptohet që nafta që prodhohet nga Bankers ishte shumë më e trashë dhe puset e naftës në Gorisht Ballsh dhe Cakran ishin puse nafte që përdoreshin si hollues dhe përdoreshin për t’i bashkuar me naftë më të trashë dhe duke i bashkuar ndihmohet për të tërhequr më shumë naftë nga toka dhe për transport dhe për gjëra të tjera.

Unë kam dëgjuar nga disa analistë që nafta e prodhuar nga Bankers është shumë e trashë ndërsa në Gorisht ishin puse holluese që u miksonin me naftën e trashë dhe tërhiqnin më shumë naftë nga toka.

Para tre javësh një anije me 22 mijë e 500 ton naftë e kapur në Durrës e ardhur nga Greqia me flamur të Afrikës me naftë ruse, dhe kishte lidhje me një firmë në Shqipëri që kishte naftë për të holluar për të bërë një përzierje me naftë shqiptare dhe ruse për të shmangur sanksionet dhe kur po shihnim çështjen e Mcgongal që ai vërtet kishte punuar për interes të rusëve dhe kjo firmë që mori puset e naftës ishte e lidhur me interesa ruse dhe kjo pyetje erdhi duke parë tërë menaxhimin e puseve të naftës. Tani njerëzit janë duke investiguar."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco