Crawford: Fakti që DEA është këtu dhe flet me qytetarët, tregon se çështja është serioze

20:49, 17/03/2023
A+ Aa A-

Kreu 'Emeritus' , Mark Crawford u shpreh gjatë intervistës ekskluzive për Syri Tv se situate me krimin dhe drogën në Shqipëri është shumë shqetësuese.

Fakti që DEA po kontakton qytetarët tregon se kjo është një situatë shqetësuese për SHBA-në.

"Kjo situatë ndodh vetëm kur niveli i kriminalitetit është në atë pikë që cënon sigurinë e SHBA-së.  Fakti që amerikanët janë duke punur direkt me shqiptarët është e cuditshme sepse qytetarët duhet si fillim të flasin me policinë e shtetit të tyre.

Nëse krimi ka arritur në nivelin që trafiku i drogës atakon SHBA-në direkt do të thotë që ata e kanë marrë një masë shumë serioze dhe të jashtëzakonshme, por shpresoj që do të përmirësohet kjo situatë.

Unë kam qenë shumë i hapur me problemet e drogës në Shqipëri për një ide ndryshe nga situata që kemi sepse nuk ka pasur një përmirësim të situatës dhe lufta kundër drogës duhet të jetë më e fortë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco