Blushi: Shqiptarët po e përbuzin dhe po e refuzojnë masivisht propagandën e gënjeshtërt

Blushi: Shqiptarët po e përbuzin dhe po e refuzojnë masivisht propagandën e gënjeshtërt

17:12, 17/03/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar me një status në llogarinë e tij në facebook duke u shprehur se se qytetarët janë mërzitur nga propaganda boshe e qeverisë.

Ai ka theksuar se këtë model të gënjeshtrës qytetarët e kanë kuptuar dhe po e refuzojnë masivisht, me datën 14 maj ata do ta ndëshkojnë me votë.

Postimi:

Urrejtja dhe zemërimi i popullit po shpërthen!

Shqiptarët po e përbuzin dhe po e refuzojnë masivisht propagandën e gënjeshtërt, mashtrimet dhe banalitetin e humorit pervers të Edi Ramës!

Komentet e qytetarëve të lirë dhe të lodhur nga kjo keqqeverisje flasin vetë!

Ky model duhet dhe do të ndëshkohet nga shqiptarët më 14 Maj!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco