Bejtja: Pyetjen si ‘do dalin zgjedhjet lokale’ e sponsorizon regjimi. 'Lufta', për pluralizmin!

22:38, 16/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari Andi Bejtja thotë se nuk mund të shtrohet në këto momente pyetja "si do të dalin zgjedhjet lokale?", kur opozita është në luftë me një regjim që po instalon diktaturën në vend. 

Sipas tij, një pyetje të tillë e sponsorizon regjimi në emisione të ndryshme televizive për ta paraqitur situatën elektorale si normale, kur nuk është e tillë. 

Çim Peka Live, Bejtja tha se lufta në 14 maj nuk duhet të jetë për bashkitë, por për pluralizmin. 

"Pyetja si do të dalin zgjedhjet lokale këtë herë, është një pyetje që sponsorizohet nga regjimi në emisione të tjera. Sepse është një pyetje e padrejtë për t'u bërë në këto momente. Jemi në një moment kur regjimi po shton lopatat e diktaturës, regjimi i ka kapur të gjitha. Në këto momente kur është në rrezik pluralizmi, demokracia, të bësh pyetje si dalin këto zgjedhje lokale më duket pak kundër sens. Kjo është një rrugë e gjatë. Rrugën e ke për rivendosjen e pluralizmit. Unë nuk e mendoj këtë si, iku Rama këtë muaj apo muajin tjetër. kjo është një rrugë e gjatë. Ti luftën e ke për rivendosjen e pluralizmit. Dhe kjo nuk do të thotë që Rama do të ikë pas 14 majit direkt. Nuk kemi pse të shtojmë shpresat që të themi po nuk fituam të gjitha bashkitë morëm fund, të kthehemi aty ku ishim. Kjo është luftë për rivendosjen e pluralizmit.

Ti do fillosh pak nga pak të rikthehesh në institucione, të marrësh bashki sa të mundësh brenda këtyre kushteve. Berisha ka bërë zgjedhjen e duhur që hyri në zgjedhjet lokale. Imagjinoni të mos hynte në zgjedhje dhe të futej Alibeaj përballë Edi Ramës, çfarë do të thonin ndërkombëtarët? Do të ishte më keq. Pra mendoj që ky është maksimumi i mundshëm që mund të bëjë një opozitë në kushtet e këtij regjimi që po saldohet nga minuta në minutë. Nuk është luftë për bashkitë, por është luftë për pluralizmin. 

Nuk shtrohet kjo pyetje në këto momente kur ti je në luftë me një regjim që po shkon drejt diktaturës. Është si të konkurrosh me Musolinin dhe të thuash do fitojmë zgjedhjet lokale", tha Bejtja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco