Bushati: Alibeajt i duhen 50 mijë komisionerë e numërues, nuk ka për t'i gjetur

22:06, 16/03/2023
A+ Aa A-

KAS i dha të drejtë grupit të Enkelejd Alibeajt të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, ndryshe nga sa kishte vendosur kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi. 

Për ish-kryetarin e PS të Tiranës, Ervin Bushati, Alibeaj nuk do do arrijë t'i gjejë 50 mijë njerëz për të ndërtuar komisionet dhe grupet e numërimit në të gjithë vendin. 

"Unë e di shumë mirë që në Tiranë me 830 qendra votimi, shumëzim për 5 komisionerë, numëruese, nuk i ka mundësitë Alibeaj t'i bëjë 50 mijë veta në të gjithë Shqipërinë. Për mua është e palogjikshme që PD-ja, partia e parë e pluralizmit të kiste këtë përplasje kaq të fortë dhe të mos ta zgjidhte. Te primaret aty ku janë zonat që nuk kanë shpresa për të fituar, nuk do bëjnë ndikim të madh. Te pjesa tjetër, ndarja me logo, votuesit vënë kryqin aty te logoja", tha Bushati në Çim Peka Live.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco