VIDEO/ Shkullaku: Biznesi amerikan nuk investon në Shqipëri, prej skandaleve të Ramës

21:10, 16/03/2023
A+ Aa A-

 

Analisti Armand Shkullaku, duke diskutuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, për intervistën e fortë të ish-presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, është shprehur se ajo është panorama e Shqipërisë së Edi Ramës.

‘Shqetësues është fakti se për Shqipërinë, këto deklarata, sepse nëse një biznes amerikan do ti referohej dikujt për të marrë të dhëna për Shqipërinë, Crawford është një nga ato zëra që ka ndikim’, tha Bushati gjatë diskutimit në SYRI TV.

‘Jemi përballë një fakti që bizneset amerikane nuk investojnë në Shqipëri, për këtë ajo që thotë Crawford është kryesorja; ka korrupsion, ka trafiqe, ka krim të organizuar dhe mbi të gjitha paska edhe lidhje të fshehta, mes bizneseve të cilat siç e thotë aktakuza e prokurorisë amerikane në rastin McGonigal, e thotë hapur që është se;

Dy personazhet, A dhe B, Neza dhe Duçka i kërkuan kryeministrit shqiptar heqjen e disa licencave, ndërkohë që ata vetë kishin interesa direkt në biznesin e naftës që vareshin nga vendimmarrja e qeverisë shqiptare.

Këtë e kemi në aktakuzë, nuk është se po zbulojmë diçka të re. Shqetësues është fakti se për Shqipërinë, këto deklarata, sepse nëse një biznes amerikan do ti referohej dikujt për të marrë të dhëna për Shqipërinë, Crawford është një nga ato zëra që ka ndikim.

Dikush që do të investojë në Shqipëri, po të hapë biblën e biznesit, Financial Times del se kryeministri i Shqipërisë ka probleme, ka korruptuar kryezbuluesin, po të hapë Uall Stret Journal, Nju Jork Times, Uashington Post, del se ka probleme.

Kjo është situata që mund të jetë shqetësuese për Shqipërinë. Kjo në aspektin nacional, ndërsa në aspektin politik këtu Amerika thjeshtë ka mbyllur sytë dhe ka dashur vetëm stabilokraci’, theksoi Armand Shkullaku në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco