Grigels Muçollari denoncon trafikun: Të ndryshojmë kryebashkiakun për të ndryshuar Tiranën

Grigels Muçollari denoncon trafikun: Të ndryshojmë kryebashkiakun për të ndryshuar Tiranën

20:45, 16/03/2023
A+ Aa A-

Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD, ka komentuar në rrjetin social Facebook trafikun e rënduar në kryeqytet.

Në videon e shpërndarë në Facebook, Muçollari shkruan se ndërkohë që Veliaj bën show duke u shprehur se është lehtësuar trafiku në Tiranë, Tirana zgjohet çdo ditë në trafik.

Krahas videos që tregon qartë trafikun në një ditë të zakonshme në Tiranë, Muçollari shkruan se e vetmja zgjidhje është ndryshimi i kryebashkiakut të Tiranës.

Tirana në paralizë  [🥶]
[‼️]  Kjo është situata rrugore e Tiranës. Shkon përtej trafikut të bllokuar. Kryeqyteti nuk po merr frymë dhe çdo zhvendosje me makinë të kushton më shumë para, kohë dhe stres. Në Tiranë zor se je në orar.
Në show-n e tij, Veliaj  [🤥]  tha se është lehtësuar trafiku në Tiranë. Kuptohet, e thëna me të bërën janë larg.
Arsyet e trafikut sipas kryetarit aktual ndryshojnë nga një show në tjetrin. "Shkak janë shkollat me turne", "Shkak janë fshirëset e xhamave", "Shkak është pengimi i Unazës së Re nga protestuesit", "Shkak janë vizitorët nga rrethet", etj.
[⭕️]  Shkolla me turne ka ende.
[⭕️]  Zona të tëra pa çerdhe, kopshte dhe shkolla ka ende.
[😤]  Unaza e Re është zonë trafiku po aq sa rrugët e tjera.
Nga rrethet do vazhdojnë të vijnë në kryeqytet se këtu ndodhen spitalet, ambasadat, universitetet dhe institucionet më të rëndësishme të vendit.
Kaluan 8 vjet. Ku ishim, hiçgjëkundi.  [🔄]
Çfarë ka ndryshuar?  [🤔]
[➡️]  Është rritur konsumi i karburantit dhe i nervave, janë shtuar orët në trafik, lejet e ndërtimit dhe premtimet e Erionit.
Nuk ka më kohë për justifikime! Ndryshojmë kryebashkiakun për të ndryshuar Tiranën!
Ka gjithmonë një rrugëdalje. #14maj #bashkëfitojmë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco