Mega-skandali i ri Rama-McGonigal/ ‘Bëni çfarë të doni, mjafton të gërmoni dhe hidhni pisllëk mbi opozitën’

Mega-skandali i ri Rama-McGonigal/ ‘Bëni çfarë të doni, mjafton të gërmoni dhe hidhni pisllëk mbi opozitën’

20:33, 16/03/2023
A+ Aa A-

Të gjithë mediat e rëndësishme në SHBA dhe botën perëndimore kanë raportuar për skandalin Rama-McGonigal. Njëzëri, të gjitha theksojnë se kryeministri Edi Rama është i zhytur deri në fyt në këtë aferë.

Por rrëfimi i Mark Crawford, presidentit të nderit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri është e një tjetër niveli.

Ai tregon se Rama dhe McGonigal punuan për llogari të rusëve të Putinit, me qëllim dëbimin e investitorëve amerikanë.

Rrëfimi i tij përmban shumë fakte tronditëse, por ajo është e rëndësishme, për shkak se Crawford thotë se është gati që të dëshmojë te FBI dhe Kongresi amerikan për atë që gazetari Zev Shalev e quan si skandalin më të rëndë të FBI-së.

Një grusht agjentësh të lartë të FBI, Charles McGonigal, Lou Bladel, Mark Rossini dhe ndonjë tjetër, u bashkuan për të punuar për llogari të rusëve në Shqipëri.

Crawford i bën thirrje edhe bashkëkombasit të tij nga Ohajo, republikanit të fuqishëm Jim Jordan, që të vazhdojë hetimin e Kongresit duke u fokusuar më shumë në skandalin shqiptar të McGonigal.

Duke lëshuar një ‘thumb’ ndaj ambasadës amerikane, për shkak se ky mega-skandal është zhvilluar për vite të tëra nën hundën e saj, Crawford thotë se beson se ky është vetëm fillimi i hetimeve.

Kurse gazetari Shalev thotë se ky hetim nuk do jetë kurrë i plotë pa shkuar deri në fund të kësaj mega-afere shqiptare.

Në fund të intervistës, Crawford thotë se kjo është një histori me shumë vrima ‘miu’, duke përmendur përciptaz edhe skandalin e Dorian Duçkës, këshilltarit të Edi Ramës të lidhur me kinezët.

Crawford thotë se edhe në rastin e kinezëve, në lojë është nafta dhe lidhjet me amerikanët. Në rastin konkret, kinezët e Ramës dhe Duçkës akuzohen se kanë korruptuar anëtarë të ngushtë të familjes Biden. Në qendër të skandalit është Hunter Biden, djali i presidentit, që thuhet se ka lidhje me Duçkën.

Shumë njerëz mund të ndjehen të konfuzuar në këtë histori ku implikohen rusë, kinezë, miliarderë, oligarkë, agjentë.

Në fakt historia mund të thjeshtohet nga ajo që thotë vetë gazetari Shalev.

“Nga njëra anë kemi Ramën, që thotë hej, gërmoni dhe hidhni pisllëk mbi opozitën time këtu, në anën tjetër janë të tjerët”.

E thënë më ndryshe, bëni çfarë të doni, mjafton që të godisni opozitën dhe dyert e Edi Ramës janë të hapura për biznes dhe çdo aferë të imagjinueshme ose paimagjinueshme.

Prandaj Edi Rama ka gërmuar për të gjetur pikat më të dobëta në SHBA, pikërisht aty ku shkojnë edhe armiqtë kryesorë të Amerikës, Kina dhe Rusia.

Në vend që t’i denonconte këto pika si një aleat i mirë i NATO-s, ai i ka shfrytëzuar ato me një qëllim të vetëm: të shkatërronte opozitën në vend.

A ka qëllim më makabër se kaq?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco