Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër/ Gjendet edhe trupi i djalit 3 vjeç në lumin Buna

Ina Zhupa debaton me ministren Margariti: Modelet tona janë Belind Këlliçi dhe Igli Cara

Ina Zhupa debaton me ministren Margariti: Modelet tona janë Belind Këlliçi dhe Igli Cara

15:32, 16/03/2023
A+ Aa A-

Debat mes deputetes demokrate Ina Zhupa dhe ministres së Kulturës Elva Margariti është zhvilluar në pjesën e parë të seancës plenare të kësaj të enjteje, gjatë diskutimit për trashëgiminë kulturore në Tiranë dhe Durrës.

Zhupa ka akuzuar ministren Margariti për keqmenaxhim të objekteve kulturore, shkarkimin e profesionistëve dhe rrezikimin e trashëgimisë kulturore përmes dhënies me koncesion. Ajo tha se qeveria socialiste ka një qasje si pushtuesit ndaj objekteve kulturore.

Por Margariti tha se vetëm restaurimi i TOKB sot ka kushtuar aq sa dikur nën drejtimin e demokratëve e gjithë Ministria e Kulturës kishte buxhetin.

Pjesë nga debati:

Ina Zhupa: Të jesh ministre kulture, të të dhëmbi kultura, identiteti, ajo që do t’i transmetosh brezave shqiptarë…tani instituti i monumenteve të kulturës është kthyer në një institucion me disa njerëz me njohje personale. Zhdukët edhe emrin e Gani Strazimirit, sepse kanë frikë nga njerëz që kanë lënë dhe kanë bërë për trashëgiminë kulturore. 122 monumente të kulturës janë plotësisht të shkatërruara, 887 të tjera kanë nevojë për riparim. Problemet i gjen te mungesa e politikave e Ministrisë së Kulturës. Harrojeni që mund t’i fshihni këto informacione për Butrintin, pasi do e keni detyrim nga Gjykata Kushtetuese, nëse stafi juaj nuk ua ka vënë në dispozicion, po ua jap unë.

Elva Margariti: Çdo gjë ju duket sterrë, ju duket bukur buxheti 9 milionë euro që kishte ministria, kur vetëm TOKB ka kushtuar aq. Trashëgimia kulturore si partia juaj, e privatizuat dhe arritët ta shndërroni në një relike. Çfarë ndodh kur opozitarizmin e konsideroni luftë dhe jo përgjegjësi. Krijimtaria juaj kapi kulmin kur kuptuat se mund të bënit lokale dhe kioska pranë trashëgimisë kulturore, dhe kështu e gjetëm. E kuptuat trashëgiminë kulturore si një plaçkë të vjetër.

Ina Zhupa: Siç e patë nuk kishte një përgjigje. Qasja që zona margariti ka ndaj trashëgimisë kulturore është njëlloj me qasjen që kanë pushtuesit. Ata kanë këtë qasje që duhet ta rrënojnë çdo objekt të trashëgimisë kulturore, të ndërtojnë mbi të. Koka është vetë kryeministri Edi Rama. Ju qeverisje, shkatërroni monumentet e kulturës, ia jepni privatit, njerëzit që kanë vlera shkarkohen dhe denigrohen publikisht profesionistët. Kjo është qasja juaj.

Qasja jonë, kuptojeni me prezantimin e dy kandidatëve tonë, Igli Cara dhe Belind Këlliçi. Si ndryshon modeli juaj nga dhënia me koncesion i trashëgimisë kulturore, i shembjes natën gjatë pandemisë. Më 14 maj do të merrni shembjen e duhur, kur do të fitojnë Belind Këlliçi dhe Igli Cara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco