Partia e Lirisë akuzon për përjashtimin nga Këshilli i Integrimit: Injorancë, lajthitje, keqdashësi politike

Partia e Lirisë akuzon për përjashtimin nga Këshilli i Integrimit: Injorancë, lajthitje, keqdashësi politike

14:56, 16/03/2023
A+ Aa A-

Partia e Lirisë e ka cilësuar si keqdashësi, injorancë, lajthitje momentale, nervozizëm përjashtimin që i ka bërë Kuvendi partisë së tretë parlamentare, nga pjesëmarrja në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, i cili u mblodh sot në Tiranë me pjesëmarrjen e Oliver Varhelyi,  të deputetes Jorida Tabaku dhe deputetit Taulant Balla.

Monika Kryemadhi, deputetja e PL, i ngriti akuzat  në Kuvend, në ditën kur në Tiranë kanë ardhur edhe dy komisionerët e lartë të BE, Borrel dhe Varhelyi për çështjet e integrimit evropian.

”Procesi i Integrimit Europian është një proces shumë i rëndësishëm në të gjithë jetën politike, ekonomike, sociale shoqërore të Shqipërisë, - vlerësoi Kryemadhi. - Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian është struktura më e lartë këshillimore për integrimin evropian, që është ngritur pranë Kuvendit dhe që nxit e garanton bashlëpunimin midis forcave politike dhe siguron rritjen e transparencës. Ky është misioni i ligjit për të cilin ne kemi votuar në mars 2015.

Në fakt, Partia e Lirisë është përjashtuar nga Këshilli i Integrimit dhe pse në ligj  është shkruar e zezë mbi të bardhë për përfaqësimin e forcave politike, ose keqdashësi ose injorancë e stafit ku forcat politike nuk kishin koncept juridik sipas tyre. Uroj që të ketë qenë një lajthitje momentale  ose edhe nervozizëm momental apo mund ta quajmë keqdashësi momentale politike ndaj përfaqësuesit të Partisë së Lirisë në këtë Këshill Kombëtar të Integrimit Europian.

Megjithatë unë kam paraqitur një inisiaticë që deri në momentin që të marrim përgjigje zyrtare nga bashkëkryetarët e  Këshillit, ne nuk i tërhiqemi asaj iniciative, duke pasur parasysh që në Këshill Kombëtar mund të marrin pjesë shoqëri civile pa identitet , pa ditur me çfarë parash financohen, çfarë statusi kanë këto shoqëri civile ndërsa partia e tretë parlamentare e cila përfaqësohet me 107 mijë vota me një rregullore që del mbi ligjin, nuk i jepet e drejta për të marrë pjesë në këtë Këshill Kombëtar,” theksoi Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco