'Secili po tallet haptazi me këtë popull e nuk skuqet, njësoj si qeveria!'

'Secili po tallet haptazi me këtë popull e nuk skuqet, njësoj si qeveria!'

12:08, 16/03/2023
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimiri

"Arritja e standardeve në zgjedhje është përgjegjësi e qeverisë", është aksioma e zgjedhjo-logëve që mbajnë konferenca mbi standardet prej 32 vjetësh.

Dhe është e vërtetë! Qeveria e ka përgjegjësinë që të krijojë kushtet "e shenjtërimit", domethënë që procesi të jetë "i lirë", "i drejtë" dhe "i ndershëm"!

Çështja është se nëse nuk po tallesh me këtë popull, sa është probabiliteti i "shenjtërimit" nëse qeveria vet i hap dyert e kandidimit, kriminelëve të dënuar për krim të organizuar në masën 40% të kandidatëve?!

Sa është probabiliteti i që procesi të jetë "i lirë" kur qeveria ka në burg për trafik droge a korrupsion 35% të të përzgjedhurve të saj, ndërkohë që pjesa tjetër pret radhën?!

Sa është probabiliteti që procesi të jetë "transparent", kur qeveria ka angazhuar të gjithë administratën, me hir a me pahir, që të shpërndajnë propagandën qeveritare në rrjetet sociale?!

Sa është probabiliteti që rezultati të jetë "i ndershëm" kur kjo qeveri veç nderin nuk e njeh, dhe e vetmja gjë që shton nga dita në ditë, janë fotot në albumin e çnderimit, ç'shenjtërimit, anti-transparencës e anti-lirisë?!

Secili prej jush po tallet haptazi me këtë popull, dhe nuk po skuqet... njësoj si qeveria! Po turp, a keni more njerëz?!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco