Vokshi - deputeteve të PS: S'keni vajtur ta shihni familjen e foshnjës! Kemi Kryeministër të dhunshëm!

Vokshi - deputeteve të PS: S'keni vajtur ta shihni familjen e foshnjës! Kemi Kryeministër të dhunshëm!

11:43, 16/03/2023
A+ Aa A-

Deputetja e PD, Albana Vokshi, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas ka ngritur zërin me forcë sot në Kuvend për të diskutuar ndryshimet ligjore për dhunën në familje, mbrojtjen e grave dhe në veçanti, diskutimin e rastit dramatik të burgosjes së një gruaje nga Shkodra, e cila sapo ka lindur.

Vokshi është detyruar të debatojë me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn, e cila e ka parë rastin si sporadik dhe ka kërkuar të flitet për kërkesa procedurale.

Por Vokshi ka ngulur këmbë në trajtimin e gruas lehonë në veçanti duke akuzuar deputetet socialiste se as e kanë marrë mundimin të shikojnë në çfarë gjendje ndodhet ajo familje dhe kush po kujdeset për foshnjen: Një fëmijë 11 vjeç që është detyruar të lërë shkollën.

“Pse ka nevojë që të ne të reagojmë si deputetë? - theksoi Vokshi. – Sot duhej ta kishim çështje të ditës. Madje Spiropali duhet të ishte çuara e para që në këtë seancë të debatohej sot për nënën lehonë që ka lënë fëmijën shtatë ditëshe e jo vetëm kaq, po dramë pas drame me dy gjyshër që nuk kujdesen dot.

Jua them unë informacionin, se asnjëra prej jush nuk ka vajtur të shohë se në çfarë gjendjeje është familja. Një vajzë 11 vjeçe ka lënë shkollën për t’u kujdesur për fëmijën.

Felaj: Nuk do të vazhdojmë gjithë ditën me komente këtu, pa e ditur fare ligjin. Cila është kërkesa juaj procedurale zonjë?

Vokshi: Mos më ndërprisni, qetësohuni. Zonja Lindita Nikolla ka sjellë amendamentin e ligjit për dhunën në familje dhe sot ai duhet të ishte diskutuar me të gjitha ndryshimet ligjore për të mbrojtur gratë. Por pse ndodh dhuna në familje?! Dhuna në familje ndodh se ne kemi një Kryeministër të dhunshëm!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco