SYRI TV/ Dita e Verës, Berisha: 14 Maji do të sjellë ndryshim të thellë, Elbasani do të votojë për Boçin

14:14, 14/03/2023
A+ Aa A-

Nga Elbasani, kryetari  i Partisë Demokratike Sali Berisha uroi qytetarët  për festën e  Ditës së  Verës. Në një prononcim për mediat, Berisha deklaroi se kjo ditë është simbol i ndryshimit, duke theksuar se më 14 Maj do të kurorëzohet fitorja e opozitës. Ai shprehu bindjen se Elbasani do të  mbështesë  dhe votojë Luçiano Boçin për kryetar bashkie.

Nga SYRI TV

Kreu i PD, Sali Berisha uroi shqiptarët për festën e Ditës së Verës nga Elbasani, ku  bëri një vizitë në panairin e qytetit, teksa  u prit  me entuziazëm nga qytetarët.

Kryeqytet të Ditës së Verës dhe të pelegrinazhit e cilësoi Berisha, Elbasanin, ndërsa theksoi se 14 Marsi është festë lajmëtare e ndryshimeve të mëdha.

Sipas tij, opozita do të  triumfojë në zgjedhjet lokale të 14 Majit, ndërsa shprehu bindjen se  Luçiano Boci do të zgjidhej në krye të bashkisë së Elbasanit.

Kryedemokrati vizitoi edhe një  nga familjet autoktone elbasanase, nga ku theksoi se 14 Maji do të kurorëzohet me fitore.

Gjatë  bashkëbisedimit në pritjen që i bëri familja Dinaku, Berisha foli edhe për zhvillimet politike, dhe për tentativat e Edi Ramës për të mbajtur peng opozitën.

Lideri i opozitës bëri thirrje për shumëfishimin e forcave, për të firmosur sipas tij fitoren e Luçiano Boçit në Elbasan.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco