Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Baton Haxhiu: Grupi Basha-Alibeaj nuk do regjistrimin në zgjedhje. S'kanë kandidatë, as vota!

22:35, 13/03/2023
A+ Aa A-

Analisti Baton Haxhiu thotë se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk duan regjistrimin e siglës së PD në zgjedhjet vendore të 14 majit. 

Për Çim Peka Live, Haxhiu tha se grupi i Alibeajt është i papërfillshëm politikisht, nuk kanë kandatë dhe as vota. 

"Edhe Lul Basha, edhe Alibeaj dëshirën më të madhe e ka që të mos regjistrohen. Të fajësojnë KQZ-në për arsye se pesha e tyre politike është e papërfillshme. Dëshira më e madhe e tyre është që të mos regjistohen për arsye që të mos tregojnë forcën e dobët, së dyti se nuk kanë kandidatë dhe tre nëse i humb zgjedhjet koalicioni që t'ia tregojnë gishtin e tyre me idenë se ja cilët janë udhëheqin PD-në dhe të djathtën dhe këtë koalicion dhe nuk kanë fuqi që ta fitojnë betejën me Edi Ramën. 

Celibashi e ka detyrë shtetërore që ta regjistrojë PD-në. Me 99% jam i bindur që grupi i PD që pretendon se e ka vulën e ka dëshirën më të madhe që të mos regjistrohet dhe Celibashi të refuzojë që ta ndërtojë kauzën politike kundër Edi Ramës, kundër këtyre zgjedhjeve dhe kundër demokracisë. Unë mendoj që Celibashi duhet të ketë kujdes që të mos marrë vendim politik, por të marrë vendim juridik", tha Baton Haxhiu. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco