Takimi me FRPD, Boçi: Guxim për të besuar, të rinjtë mos t’i dorëzohen pesimizmit, të bashkohen me ne

Takimi me FRPD, Boçi: Guxim për të besuar, të rinjtë mos t’i dorëzohen pesimizmit, të bashkohen me ne

21:09, 12/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Parisë Demokratike për bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD gjatë ditës së sotme.

Foto nga ky takim ai ka ndarë në faqen e tij ne facebok. Ndëkrohe që ka postuar edhe një mesazh të shkurtër ku fton të rinjtë e Elbasanit që të mos t’i dorëzohen pesimizmit dhe dëshpërimit

Postimi i plotë:

Guximi për të besuar tek e reja, pa u trembur nga e panjohura, pa u gjunjëzuar nga vështirësitë, pa lëkundur parimet dhe pa shitur shpirtin edhe kur krejt bota është gati të rrëzohet – kjo është Partia Demokratike.

Në vitet më të vështirë të tranzicionit shqiptar, ajo dëshmoi një gen të shkëlqyer politik e njerëzor, një fuqi të pashterrshme dhe një rezistencë të paepur.

Unë do të ftoja çdo të ri apo të re të Elbasanit që të mos t’i dorëzohet pesimizmit dhe dëshpërimit. I ftoj që të afrohen me Ju dhe të vlerësojnë gjërat që i bashkojnë në vizionin e përbashkët për një qytet që të lejon të rritesh, të ngresh familje, të hedhësh rrënjë dhe të lulëzosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco