Meta: Me bindje të plotë, më 14 Maj e gjithë opozita e vërtetë do të jetë te kutitë e votimit!

Meta: Me bindje të plotë, më 14 Maj e gjithë opozita e vërtetë do të jetë te kutitë e votimit!

14:14, 09/03/2023
A+ Aa A-

"Një gjë mund t’ua them me bindje të plotë: Më 14 maj, Partia e Lirisë dhe e gjithë opozita e vërtetë do të jetë atje te kutitë e votimit. Më 14 maj, asnjë votë nuk do të guxojë ta prekë dikush" deklaroi sot gjatë konferencës së shtypit, Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, i pyetur për çështjen dhe debatet e regjistrimit të PD për zgjedhjet lokale.

Pyetje: Z. Meta! Sot KQZ nuk pranoi kërkesën e Partisë Demokratike për t’u regjistruar në zgjedhje, ndërkohë kërkesa e firmosur nga Lulzim Basha u kthye mbrapsht prej problemeve me autorizimin, duke qenë se e ka dhënë dorëheqjen një vit më parë. Si e gjykoni ju faktin që partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike, rrezikon të mbetet jashtë këtyre zgjedhjeve lokale të 14 Majit?

Ilir Meta: Çdo institucion në Republikën e Shqipërisë që udhëhiqet nga Kushtetuta dhe nga ligji, dhe çdo individ përfaqësues në këto institucione, që udhëhiqet përsëri nga Kushtetua dhe nga ligji, meriton vlerësimin më të mirë dhe më të shkëlqyer nga çdo qytetar i vendit për këtë situatë kaq dramatike që jemi ne këtu (tregon grafikët e azilkërkuesve) dhe nuk dua të hyj në këto çështjet procedurale, se ju e dini qëndrimin tim.

Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet një: Respekti i vullnetit të anëtarëve dhe të simpatizantëve të PD, i cili është demonstruar në mënyrë publike dhe transparente përmes “Foltoreve” dhe Kuvendit të 11 Dhjetorit, që ka qenë tepër publik dhe transparent, por që është demonstruar edhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit vitin e kaluar dhe që është demonstruar nga akti i vetëm për sa i takon çështjes së njohjes së vendimeve të marra nga PD, që është ai i gjykatës përpara një viti.

Pastaj, çmenduritë e regjimit të Edi Ramës, këto i di çdo qytetar i Shqipërisë, përfshirë edhe socialistët e ndershëm, por i dinë edhe më mirë të gjithë opozitarët dhe të gjithë demokratët, pra mënyrën se si ai pengoi regjistrimin e vendimit të gjykatës dhe të gjitha lojërat e deritanishme.

Një gjë mund t’ua them me bindje të plotë: Më 14 maj, Partia e Lirisë dhe e gjithë opozita e vërtetë do të jetë atje te kutitë e votimit.

Më 14 maj, asnjë votë nuk do të guxojë ta prekë dikush, sepse nëse do ta prekë, atëherë do të mbajë të gjithë përgjegjësitë përpara gjithë shqiptarëve dhe përpara gjithë botës që do t’i ketë sytë atë ditë në Shqipëri, në vendin që ka pushtuar gjithë mediat britanike, evropiane e kudo se për shkak të krimit të organizuar, korrupsionit dhe braktisjes së politikave për të mbështetur të rinjtë, është vendi i parë nga ku njerëzit ikin me vrap dhe rrezikojnë jetën ndërkohë që në dhjetë të parat nuk ka asnjë vend të rajonit tonë e të kontinentit tonë.

Edhe Bjellorusia e Lukashenkos është përpara nesh për shumë çështje që kanë të bëjnë me inovacionin, për shumë çështje me politikat për të rinjtë edhe pse është vendi më diktatorial në kontinentin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco