KAFE SHQETO/ Gashi: Basha i vdekur politikisht, nuk ka synime politike...

11:26, 08/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, analisti Shpend Gashi ka folur për aktualitetin politik në vend dhe zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

Gashi është shprehur se Lulzim Basha është i vdekur politikisht dhe i pakallur akoma sepse në thelb politika ty të mban gjallë në momentin që ti je fitimtar.

Analisti ka shprehur dyshimin e tij se Basha nuk synon përfitime politike, pasi nuk është politikan dhe ka një vit e gjysëm që është zhdukur.

Gashi: Basha është një lloj politikani, i cili ka vdekur politikisht. Ai është i pakallur akoma sepse në thelb politika ty të mban gjallë në momentin që ti je fitimtar. E di sa politikanë janë zhdukur gjatë rrugëtimit politik sepse nuk kanë pasur kauzë, nuk kanë pasur vokacion, mbështetje? Janë disa lidera që nuk e mbushin popullin dhe nuk ngjisin. Basha është shumë i ngurtë. Ka prerjen e diplomatit kur nuk duhet të jetë diplomat, kur garon për ofiqin e kryeministrit, i cili duhet të jetë totalisht ekstrovert dhe duhet të jetë në terren. Tani Bashës i ka ardhur lapsi te dera.

Dyshoj se vetëm shfrytëzim politik nuk është. Nuk është politikë për të vetmen arsye se ka një vit e gjysëm që është zhdukur, nuk e di njeri kush je dhe sikur kauza jote, të jetë më e mira në botë, është vetmuar sepse ti je një vit e gjysmë në harresë. E dyta, ti rezulton kryetar i PD kur ti ke dhënë dorëheqjen dhe ai që është vendosur pas teje, pa votat e Këshillit Kombëtar po është bërë me emërim dhe me autorizim, del dhe thotë unë ndihem kryetar i PD, unë mund të ndihem dhe Spiderman, por kjo nuk më bën mua Spiderman dhe puna e këtij zotërisë që ndihet kryetar i PD, por kryetar i PD duhet të zgjidhesh o zotëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco