Protesta e banorëve të Bërxullës: Ministrat janë kukulla, çdo gjë bëhet nga Edi Rama

11:40, 05/03/2023
A+ Aa A-

Për të disatën fundjavë me radhë, edhe kjo e diel i gjeti banorët e Bërxullës në protestë për shpronësim të drejtë të pronës për aksin Thumanë-Kashar.

Banorët shprehen kundër shembjes së pronave të tyre, pasi nuk janë dakord për vlerën e dhënë për kompensimin e tyre. Disa prej tyre janë ulur në rrugë, duke tentuar të bllokojnë qarkullimin.

‘Prona është e shenjtë. Rruga nuk ka leje ndërtimi. Nuk ka alternativë për tu futur në pronat tjera. Firma nuk ka bërë aplikim për tu futur në pronë. Pa dakordësinë tonë, rruga nuk do të zhvillohet.

Nuk ka ngelur asnjë artikull që të mos jetë i 3-fishuar. Në 2005 është vlerësuar me 9 euro, sot ka shkuar në 4 euro. Juristët ndaj nuk e dinë, unë që nuk jam i fushës i di ligjet. Këtu ka paligjshmëri në të gjitha hallkat dhe institucionet e shtetit.  Ata ofrojnë vlerën e banesave, por jemi në negociata. Ky zhvillim bëhet për pronën, banesa është e dyta.

Jam autokton, nuk kam pushtuar toka. Sot vjen një individ që do të marrë rrugën.  Pse duhet të largohem unë nga fshati? për ti plotësuar tekat një individi?’, tha një nga banorët.

Disa nga banorët janë ulur në rrugë, duke bllokuar aksin. Ata kërkojnë dëmshpërblimin e tokës, banesave dhe nënkalim.

‘Ministrat janë vetëm kukulla, çdo gjë bëhet nga Edi Rama. Këta bëjnë dallavere, nuk duan t’ia dinë për popullin. Nuk ka marrëveshje kështu. Do të bllokojmë dhe aksin tjetër të rrugës. Vijnë vetëm kur janë zgjedhjet. Në këtë fshat nuk ka as ujë, as drita. Nëse nuk na dëgjojnë, as ne nuk do i dëgjojmë dot. Ne nuk i kemi vjedhur. Nuk pyesim më për shtetin, shtet jemi vetë’, tha një nga banoret që ka bllokuar rrugën.

Banorët thonë se kërkojnë dialog dhe se nuk do të dorëzohen pa u plotësuar kushtet e tyre, që përfshijnë mes të tjerash dëmshpërblim të tokës dhe rrugë dytësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco