'Ky është një kushtrim'/ Berisha: Vendimi u shkrua nga Edi Rama dhe u dërgua në gjykatë nga Elira Kokona

'Ky është një kushtrim'/ Berisha: Vendimi u shkrua nga Edi Rama dhe u dërgua në gjykatë nga Elira Kokona

12:53, 04/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se vendimi i djeshëm i Gjykatës së Apelit është shkruar nga Edi Rama, ndërsa në gjykatë është dërguar nga ‘sekserja’ e kryeministrit, Elira Kokona.

“Vendimi i djeshëm është turp dhe faqe e zezë.

Vendimi u shkrua nga Edi Rama dhe u dërgua në gjykatë nga Elira Kokona, ndihmësja e Don Agaçios, e shquar për vendime korruptive, dhe u lexua.

Më këtë rast, u them demokratëve, që sigurisht se Edi Rama mendoi të na japë një goditje. Por në të vërtetë na dha një kushtrim.

Ai nxori fytyrën e tij siç e ka. I gatshëm dhe i aftë të marrë çdo vendim, të mbajë çdo qëndrim.

Të gjithë ata që u angazhuan në luftën kundër opozitës, janë në llojin e tyre McGonigalë, pavarësisht rolit që kryejnë, ambasadorë apo këshilltarë.

Opozita shqiptare do mbetet opozita më properëndimore në historinë e vendit dhe të rajonit.

Demokratët janë sot të thirrur të vazhdojmë revolucionin tonë. Janë ata që veprojnë në këtë mënyrë, që u kemi kallur tmerrin dhe datën.

Janë ata që kërkojnë në mënyrat më antiligjore, më antikushtetuese që të na largojnë nga gara. Janë ata që mendojnë se në këtë mënyrë, do gjejnë paqen që nuk e meritojnë.

Në fakt do u rezervojmë të kundërtën,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco