Miroslav Lajçak: 16 modele për Asociacionine e komunave serbe në Kosovë

Miroslav Lajçak: 16 modele për Asociacionine e komunave serbe në Kosovë

08:09, 04/03/2023
A+ Aa A-

Prishtinë - 16 modele evropiane është duke i shqyrtuar emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për "Atlantic Council", Lajçak nuk i tregoi ato, megjithëse tha se do t’i ndajë me partnerët dhe do të vendoset për njërin prej tyre.

“Kemi parë modele ekzistuese dhe mund t'iu them që këtu në tavolinën time kam 16 modele evropiane, por nuk mund t’i listoj ato. Nuk dua të tregohem se po bëj favor për një palë apo tjetrën, tha ai. Veç kësaj, ai bëri të ditur se nuk do të krijohet diçka që e bën shtetin e Kosovës më pak funksional”, tha ai.

Lajçak shtoi se po bëhen gati për takimin e 18 marsit, derisa e konfirmoi edhe një herë, se shumë shpejt do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë.

Më 27 shkurt, Serbia dhe Kosova ranë dakord se nuk nevojiten diskutime të mëtejshme mbi propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, i cili potencialisht mund të hapë rrugën për zgjidhjen e një konflikti të papërfunduar. Marrëveshja ishte një hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me fokus në garancitë dhe mbrojtjen e të drejtave legjitime të komunitetit serb në gjithë territorin e Kosovës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco