Berisha: Sot tre gjykatës lexuan vendimin e përgatitur në zyrën e Edi Ramës, duke vrarë pluralizmin

19:45, 03/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha e quan vrasje të pluralizmit vendimin skandaloz dhe të paprecedentë të Gjykatës së Apelit për vulën e PD. 

Lideri i opozitës tha gjatë një konference urgjente për mediat nga selia blu se tre gjykatës lexuan vendimin e përgatitur në zyrën e Edi Ramës. 

"Të dashur demokrate e demokratë, mbështetës të PD-së, qytetare dhe qytetarë shqiptarë. Sot në darkë Edi Rama, komunikoi vendimin e tij me të cilin ka një synim, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit politik në Shqipëri. Sot tre gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit lexuan vendimin e përgatitur  kohë më parë në zyrën e Edi Ramës, të paralajmëruar kohë më parë ambasadorëve të caktuar, të akredituar në Tiranë të paralajmëruar në parlamentin shqiptar. Sot gjithashtu jemi në një orë, kohë prove të vërtetë dhe unë kam besimin më të madh se demokratët shqiptarë janë të vendosur të mbrojnë me çdo kusht dhe çmim pluralizmin në Shqipëri dhe PD-në. 
Vazhdimi i skenarit të filluar me tradhtarin e kombit Amerikane McGongial, të kaluar në një seri etapash sot konkludoi me një vendim të pashembullt në Europë dhe botë",
u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco