Paralajmëroi një tjetër politikan non grata, Berisha i përgjigjet Ramës

Paralajmëroi një tjetër politikan non grata, Berisha i përgjigjet Ramës

21:44, 02/03/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Parlament mëngjesin e sotëm, paralajmëroi se një tjetër politikan nga ana e opozitës do të shpallet “non-grata”.

Për këtë çështje ka reaguar kryetari i PD, Sali Berisha i cili u shpreh se kreu i qeverisë ka “degraduar dhe është futur në një vorbull nga e cila nuk mund të dalë”.

"Degradimi i një njeriu që është futur në një vorbull nga i cili politikisht është totalisht i pakallur. U përpoq të mohojë, duke lexuar sipas tij aktpadinë, por e vërteta është se siç ia bëri të qartë mbrëmë prokurori i përgjthshëm i SHBA-së, ata që paguajnë punonjësit e administratës amerikane, punojnë kundër interesave të SHBA-së. Paratë ia ka dhënë Dorian Duçka Agron Nezës. Duçka është personi që me fondet e kompanisë kineze që ka Presidentin në burg në Kinë dhe kryetarin e fondacionit në burg në SHBA, ka qenë sponsor kryesor në jetën e një kryeministri, udhëtimin në Hong Kong. Sponsorizim që mund të ketë shkuar të paktën 500 mijë euro. Duçka është personi që transportoi dëshmitarët e përgatitur nga Europa dhe SHBA për angazhimin privat të McGonigalit për llogari të Edi Ramës"-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

IMirela Kopliku06/03/2023 13:39

Si duket edi rama e ka fjalen per " NON GRATEN" ,qe do te mberrije ne emer te TIJ!!!!

Shto koment

Denonco