Edith Harxhi: Berisha u shpall non grata nga lobimi i Ramës, McGonigal dhe Bashës

Edith Harxhi: Berisha u shpall non grata nga lobimi i Ramës, McGonigal dhe Bashës

18:41, 02/03/2023
A+ Aa A-

Anëtarja e Kryesisë së PD, Edith Harxhi deklaron se Sali Berisha u shpall non grata në SHBA nga lobimi i Edi Ramës, Charles McGonigal dhe Lulzim Bashës. 

Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, Harxhi deklaroi se ka informacione të besueshme për rolin e ish-agjentit të FBI në këtë çështje korruptive. 

"Non grata nuk ka ndonjë vlerë të madhe, është dizenjuar për të mos hyrë në SHBA. Çështja e zotit Berisha nuk është më argument. është zhvlerësuar pasi ka dalë skandali McGonigal dhe nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur me zotin Berisha gjatë kësaj periudhe. Por nga ana tjetër kanë bërë mirë që e kanë zgjuar dhe zoti Berisha është në krye të punëve. Unë kam informacione që ajo që ç'ka dalë Berishën non grata në SHBA, është lobim i Edi Ramës, McGonigal dhe Lulzim Bashës. Mendoj se duhet të jetë i përfshirë edhe McGonigal në të gjithë këtë", u shpreh Harxhi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco