Tragjedia me 32 të vdekur, Presidenti Begaj: Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave

Tragjedia me 32 të vdekur, Presidenti Begaj: Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave

08:54, 01/03/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Greqi, ku nga përplasja e dy trenave kanë humbur jetën 32 persona.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shprehet i tronditur nga kjo ngjarje dhe ngushëllon familjet e viktimave.

” Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek”, shkruan Begaj.

Postimi i plotë: 

I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje! Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim të shpejtë. Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco