Meta: Falenderim PD-së që përzgjodhi Dr. Sinamatin, falenderim z. Berisha për rrugën e Kukësit!

Meta: Falenderim PD-së që përzgjodhi Dr. Sinamatin, falenderim z. Berisha për rrugën e Kukësit!

11:59, 25/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë sot në një takim në Kukës në mbështetje të kandidatit të opozitës për bashkinë e këtij qytetit, Prof.Dr. Admir Sinamatit. Meta ka shprehur një falënderim të veçantë për kryetarin e PD, Sali Berisha që mundësoi Rrugën e Kombit dhe zbuloi tentativat e Kryeministrit të sotëm për ta ndaluar ndërtimin e saj.

“Dua të bëj një falenderim publik dhe të përzemërt për Prof. Dr. Admir Sinamatin, - tha Meta, - që ka pranuar të kandidojë si kryebashkiak i Kukësit, për një personalitet të Kukësit dhe të gjithë kësaj treve që ka vendosur të braktisë komoditetin edhe të pedagogut, edhe të doktorit për t’u vënë në shërbim të shërimit të një plage shumë më të madhe, që është braktisja e Kukësit, e kësaj treve të mrekullueshme dhe me resurse të jashtëzakonshme për zhvillim.

Njëkohësisht edhe një falenderim për Partinë Demokratike dhe procesin e primareve, për këtë përzgjedhje të shkëlqyer që na bën nder dhe ne si Parti e Lirisë që ta mbështesim në mënyrën më të vendosur dhe më të përzemërt, jo vetëm gjatë kësaj fushate për një fitore të padiskutueshme dhe më të thellat në nevel kombëtar, por ta mbështesim edhe më pas për të përmbushur të gjitha angazhimet që ka si Kryetari i baskisë dhe Këshilli i bashkisë

Pyetja gjithmonë është “a u lodhe” kur vjen dikush nga Tirana. Po si me u lodh me këtë rrugë?!

Kështu që një falenderim i takon zotit Sali Berisha që ka marrë iniciativën në një kohë të vështirë për të bërë këtë investim madhor dhe them, kohë e vështirë, se unë kam qenë në opozitë atëherë, në vitet 2005-2007 dhe mbaj mend unë dhe e mbajnë mend të tërë se Edi Rama ishte kundër rrugës se kishte hall do të kushtonte rruga, se ishte e panevojshmehe nuk kishte nevojë të bëhej me dy korsi këtej e me dy korsi andej. Jo vetëm kaq, por i thoshte dhe drejtoreshës së Bankës Botërore që thuaji këtyre të tjerëve të LSI që nuk duhet, duhet të ngrenë zërin që të mos bëhet rruga me këto standarte se nuk i duhet rruga.

I thashë asaj drejtoreshës së Bankës Botërore se për këtë rrugë nuk ka çmim, në kuptimin e rëndësisë që ka jo vetëm për zhvillimin e veriut të Shqipërisë, por mbi të gjitha për lidhjen mbarëshqiptare si për fat të mirë ndodhi. Dhe mu kujtua  kjo se ai për ca kohë nuk i dilte këtej.

Për inat të Saliut i dilte nga Maqedonia kur ikte në Kosovë, mu kujtua sot kur shohim sot se si i bën lekët e kuksianëvë e të shqiptarëve, rrush e kumbulla Edi Rama, miliarda euro përr rrugë që kurrë nuk mbarojnë dhe kurrë nuk bëhen.”

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco