VIDEO/ Zonja me bindje të majta hapet me Këlliçin: Në zyrat e Erjon Veliajt nuk të pret njeri!

VIDEO/ Zonja me bindje të majta hapet me Këlliçin: Në zyrat e Erjon Veliajt nuk të pret njeri!

10:56, 25/02/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, është ndeshur këto javët e fundit me zhgënjimin e qytetarëve të Tiranës si asnjëherë tjetër më parë, fryt i takimeve të tij më këmbë nëpër rrugët e kryeqytetit me ta, i dëgjesave.

Sot Këlliçi publikoi një moment interesant, një dialog me zonjë të moshuar që ia tha hapur se kishte votuar gjithmonë për PS-në, por asnjëherë nuk ishte pritur deri më sot në bashkinë e mbajtur nga socialisti Erion Veliaj.

Këlliçi e publikoi me video këtë bashkëbisedim dhe ngriti pyetjen pas kësaj: “Do të qëndrojmë siç jemi apo do të shohim përpara?!”

“Ne jemi bashkëqytetarë,  pavarësisht opinioneve politike që kemi, - tha kandidati, deputet i PD-së. -  Problemet e përditshme të Tiranës i kemi bashkë. Në sportelet e shërbimeve presim njëlloj gjatë. Mungesa e ndriçimit publik na le në terr njëlloj. Rruga e prishur është e prishur për të gjithë. Mungesa e hapësirave dhe gjelbërimit është mungesë për të gjithë. Korrupsioni na vjedh njëlloj. Trafiku, ajri dhe uji i ndotur na dëmtojnë njëlloj. Ne jemi të barabartë edhe më 14 maj. Kemi secili vetëm një votë.

Ta përdorim për t'u bashkuar! Të mos ndahemi!  Do të qëndrojmë siç jemi apo do të shohim përpara?”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco